Sport

Bayern Munich në “çatinë” e Europës, gjermanët i falen një…francezi

23 Gusht 2020, 19:30 Nga DOSJA
Bayern Munich në “çatinë” e Europës,

PORTUGALI– Bayern Munich shpallet kampion i Europës. Gjermanët mundin PSG me rezultatin 1-0 falë golit të francezit Kingsley Coeman. Aktualisht 30 minutat e para folën për gjermanët, në të 22-tën bavarezët ishin pranë golit me anë të Leëandoëskit. Sulmuesi polak lëvizi mirë në zonë, por vetëm shtylla i mohoi golin me portierin Navas totalisht të dorëzuar.

Por vetëm në minutën e 43-të, Mbappe kishte rastin më ideal të shënonte por goditja e talentit francez ishte shumë e lehtë me Neur që priti atë mundësi.Në pjesën e dytë pikërisht në minutën e 60-të ish-futbollisti i PSG, Kingsley Coeman shënon për Bayernin falë edhe topit të dhënë nga Kimich.

Një gol i tillë qëndroi deri në fund të ndeshjes me bavarezët që bëjnë të tyre këtë trofe për herë të gjashtë,ndërsa për PSG kjo ishte finalja e parë,por që nuk arritën dot të hynin në histori.

(E.C/DOSJA.AL)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport finalja e champions league psg-bayern munich finalja e champions league psg-bayern munich

Sondazh

Poll