Aktualitet

Thatësirat sjellin probleme në vend! Bie ndjeshëm niveli i ujit në liqenin e Fierzës, 40% e nevojave sigurohen nga importi

23 Gusht 2020, 12:45 Nga DOSJA
Thatësirat sjellin probleme në vend! Bie ndjeshëm niveli i ujit

KUKËS– Stina e verës përveç zjarreve që ka shkaktuar, ka nisur edhe probleme të tjera. Për shkak të thatësirës e temperaturave të larta, është shënuar rënie në nivelin e liqenit të Fierzës.

Mësohet se kuota aktuale është 281 metra mbi nivelin e detit, ndërsa prurjet kanë zbritur më 70 metër kub ujë në sekondë. Edhe pse në zonë disa ditë më parë, ranë disa rrebeshe shiu sërish nuk mjaftoi që lumenjtë të furnizonin siç duhet liqenin e Fierzës.

Situata e pazakonte hidrike ka detyruar KESH-in që të alternojë punën me Komanin dhe me Vaun e Dejës. Ndërsa pjesa tjetër e energjisë elektrike, rreth 40% e nevojave për konsum, sigurohet përmes importit.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet liqeni i fierzes liqeni i fierzes

Sondazh

Poll