Politike

Protesta e opozitës, Idrizi thirrje për zgjedhje të parakohshme: Rama duart larg nga votat e PDIU-së

9 Shkurt 2019, 15:09 Nga DOSJA
Protesta e opozitës, Idrizi thirrje për zgjedhje të parakohshme:

Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet ka zhvilluar një takim me strukturat e Tiranës. Gjatë takimit, kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi, i bëri thirrje shqiptarëve që të bashkohen në protestën e opozitës në 16 shkurt pasi sipas tij Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të parakohshshme.

Shqipëria sot është në krizë, në krizë demokracie, në krizë përfaqësimi, në krizë zgjedhore dhe sigurisht në krizë ekonomike dhe prandaj po ikin shqiptarët. Në Shqipëri duhet të kemi një zgjidhje politike që kalon nga zgjedhje të parakohshme, në një qeveri tranzitore, e cila do të bëjë të mundur që shqiptarët për herë të parë të zgjedhin. Zgjedhje të parakohshme do të thotë ushtrimi i demokracisë, pikërisht për të vërtetuar sot mazhorancën në një vend që është në krizë, sepse kjo krizë nuk mund të zgjatet pa fund”, – u shpreh Idrizi.

Në fjalën tij, Idrizi i bëri thirrje publike kryeministrit Edi Rama që të qëndronte larg votive të partisë së tij.

“Ne sot duam një shtet të së drejtës, ku të gjithë qytetarët shqiptarë të kenë akses të barabartë. Të kenë akses të barabartë për tu punësuar. Ashtu si kurse vodhën dje mandatet e Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, mandatet e përfaqësimit politik të komunitetit çam, sikurse krijuan dje parti politike për të na përçarë, po vazhdojnë sot që të futin duart brenda PDIU-së. Unë i bëj një thirrje publike Edi Ramës, larg duart nga PDIU, larg duart nga Çamëria, sepse boll të kemi duruar deri më sot. Shqiptarët nuk zgjedhin, por zgjedhjet vidhen me lekët e kanabisit, sepse sot nuk ka shërbëtorë, por ka pushtetarë që gjithë ditën mendojnë se si do ti vjedhin votat kundërshtarit politik, ndërkohë që na duhet një shtet i së drejtës. Që të ndërtojmë një demokraci funksionale, gjithçka fillon nga zgjedhjet e drejta. PDIU mori 76 mijë vota të barabarta me 8 mandate, të cilat u vodhën në tavolinë”, – e mbylli Shpëtim Idrizi.

Opozita ka paralajmëruar protestë popullore më 16 shkurt. PD dhe aleatët kërkojnë rrëzimin e qeverisë Rama 2, krijimin e një qeverie tranzitore e cila do të organizojë zgjedhjet qendrore dhe ato lokale.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 16 shkurt pdiu protesta e opozites shpetim idrizi 16 shkurt pdiu protesta e opozites shpetim idrizi

Sondazh

Poll