Aktualitet

Të maskuar me kapuça e me thika në duar, shqiptari dhe italiani grabisin 6 mijë euro nga banka. “Fati i keq” i n

21 Gusht 2020, 21:21 Nga DOSJA
Të maskuar me kapuça e me thika në duar, shqiptari dhe italiani

ITALI– Dy persona, një prej tyre shqiptar, kanë përfunduar në prangat e autoriteteve italiane pasi tentuan që të grabisnin një bankë. Në prangat e Policisë ka përfunduar një 39 vjeçar italian dhe një shqiptar 29 vjeç, të dy banues në provincën e Ragusas, të cilët tentuan që të merrnin para nga banka në Viale Mazzini.

Mediat italiane kanë bërë me dije detaje nga aksioni i tyre, duke zbuluar se të rinjtë ishin futur në bankë të mbuluar me kapuç ​​dhe nën kërcënimin e një thike morën rreth 6000 euro nga arkat e parave.

Mirëpo për fatin e tyre të keq pranë godinës së bankës ishte një efektiv policie, i cili sapo kishte lënë turnin që nisi menjëherë ndjekjen ndaj të rinjëve.

Pas mbërritjes së patrullave të shumta, dy grabitësit nuk patën asnjë shans që t’i shpëtonin prangave, duke u arrestuar. Mësohet se dy të prangosurit kanë precedentë penalë të mëparshëm, ndërsa italiani ishte në “arrest shtëpie”.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne itali itali arrestohet shqiptari ne itali itali

Sondazh

Poll