Aktualitet

4 javë në luftë me vdekjen! COVID-19 i merr jetën në moshën 52- vjeçare këngëtares Rainita Pupi

21 Gusht 2020, 19:47 Nga DOSJA
4 javë në luftë me vdekjen! COVID-19 i merr jetën në

TIRANË– Ndërron jetë këngëtarja e njohur nga Fieri, Rainita Pupi, e cila ishte infektuar nga pandemia e koronavirusit. Pupi ishte shtruar në spital 4 javë më parë, dhe prej tre ditësh ishte intubuar.

Por pavarësisht përpjekjeve, 52-vjeçarja nuk ka mundur që t’i mbijetojë pandemisë duke ndërruar jetë, ndërkohë që ende nuk ka një njoftim zyrtar nga Ministria e Shëndetësisë.

Kohët e fundit familjarët e saj kanë kërkuar ndihmë në media për mjekim më të specializuar për këngëtaren, e cila ishte pjesë e Ansamblit ”Myzeqeja”. Mësohet se ajo nuk vuante nga sëmundje tjetër bashkëshoqëruese megjithatë nuk mundit që të fitonte betejën me pandeminë.

Deri më tani në Shqipëri nga pandemia e koronavirusit janë shënuar 240 viktima dhe mijëra të infektuar. Aktualisht 137 pacientë janë të shtruar në dy spitalet COVID në vend duke luftuar me pandeminë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi nderron jete rainita pupi rainita pupi rainita pupi me covid viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi nderron jete rainita pupi rainita pupi rainita pupi me covid viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll