Aktualitet

‘S’ka më keq se kaq! Kërkojmë ndihmë nga ajri por…’/ Rëndohet situata në Peqin, zjarri shumë pran

21 Gusht 2020, 15:40 Nga DOSJA
‘S’ka më keq se kaq! Kërkojmë ndihmë nga ajri

PEQIN– Zjarri në Peqin po u afrohet banesave! Të alarmuar, banorët e zonës kanë dalë dhe iu janë bashkuar forcave zjarrfikëse për të shuar flakët, të cilat sipas tyre janë shumë pranë dhe po u rrezikojnë shtëpitë.

Ata kanë bërë me dije se forcat zjarrfikësve po punojnë për shuarjen e flakëve por edhe pse kanë kërkuar ndihmë nga ajri ende nuk kanë marrë asnjë përgjigje. Duke marrë parasysh përhapjen e flakëve ata kanë vendosur që t’u bashkohen zjarrfikëve duke e marrë vetë situatën në dorë.

“Ka shumë djegie. Janë djegur ullinj. Po luftojmë edhe vetë, të paktën t’i ndihmojnë. Tani nuk po pyesim më për ullinjtë, se po na afrohet tek shtëpia. S’ka më keq se kaq! Kemi kërkuar ndihmë. Zjarrfikësit po bëjnë të pamundurën por nuk po na vjen ndihmë nga ajri. Po na rrezikohen banesat shumë,“-shprehen ata për “Faxweb”.

Vatra e zjarrit që ka përfshirë Kurorën e Peqinit është aktivizuar që prej ditës së djeshme dhe deri më tani ka djegur të paktën 4000 mijë rrënjë ulliri. Ndërkohë në zonë ka ndërhyrë edhe OSHEE-ja, e cila për arsye sigurie ka vendosur që të ndërpresë energjinë elektrike për të shmangur ndonjë incident.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet zjarri ne peqin zjarri ne peqin

Sondazh

Poll