Aktualitet

S’i hoqi rrudhat, 66-vjeçarja nga Tirana padit dermatologen: Më shkoi 200 euro me gjithë kremin, asnjë rezultat! Estetistj

21 Gusht 2020, 16:48 Nga DOSJA
S’i hoqi rrudhat, 66-vjeçarja nga Tirana padit dermatologen:

TIRANË– Një dermatologe dështoi të zbukuronte nga ana estetike një 66-vjeçare me banim në kryeqytet, ndaj dhe klientja e pakënaqur me të u ankua në polici.

Kallëzimi u mbajt shënim nga një oficer i gatshëm pranë komisariatit numër 1 thanë burime të gazetës Si. Gruaja e pakënaqur ka nisur trajtimet e bukurisë përreth gojës me shpresën se kështu ajo do kthente pak nga freskia e dikurshme. Bëhet me dije se S. Xh sipas kallëzimit, pagoi 200 euro, por në fund nuk pa asnjë rezultat.

Ndërhyrja e parë tek dermatologia kushtoi 160 euro – ankohet 66-vjeçarja – dhe veç kësaj pagova edhe 40 euro krem”.

Por megjithëse i ishte premtuar të moshuarës se do ndryshonte diçka, ajo shton “problemi që kisha rreth gojës ishte i njëjtë”. Denoncuesja i kërkon policisë ta hetojnë dermatologen edhe sepse për shërbimin nuk i kanë dhënë kupon tatimor. Policët pas administrimit të kësaj deklarate, kanë telefonuar dermatologen A. L dhe i kërkuan të paraqitet në komisariat. Por mjekja është përgjigjur “do paraqitem në fund të gushtit ose në fillim të shtatorit, pasi tani e kam të pamundur”.

Marrë nga GazetaSi

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 66 vjecarja padit estetisten tirane 66 vjecarja padit estetisten tirane

Sondazh

Poll