Aktualitet

Arrestohet i shumë kërkuari Biba në Elbasan, qëlloi një polic dhe u shpëtoi nga duart, pas 10 orësh ndjekje u prangos

21 Gusht 2020, 17:17 Nga DOSJA
Arrestohet i shumë kërkuari Biba në Elbasan, qëlloi një

ELBASAN– Dhimitër Biba, një person i shumë kërkuar nga Policia e Shtetit është vënë në pranga ditën e sotme.

Mësohet se Policia e Elbasanit, ka organizuar një operacion, pasi në rrugë operative është informuar për vendndodhjen e Bibës, i cili ishte shpallur në kërkim pasi ishte dënuar në mungesë me tri vite burg për vepra të ndryshme penale. 

Pasi kanë mësuar vendndodhjen e tij, efektivët kanë shkuar që ta arrestojnë në orën 5 të mëngjesit, por gjatë tentativës për ta arrestuar, Biba, ka sulmuar një nga efektivët me sende të forta dhe ka arritur të shpëtojë.

Por blutë janë vënë në ndjekje. Pas 10 orësh kërkime dhe ndjekje, ata kanë arritur që ta vënë në pranga të shumë kërkuarin Dhimitër Biba. Të njëjtat burime bëjnë me dije se i dënuari ishte pikasur edhe herë të tjera por nuk ishte mundur që të arrestohej. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet dhimiter biba dhimiter biba elbasan arrestohet dhimiter biba dhimiter biba elbasan

Sondazh

Poll