Aktualitet

Pas SHBA, edhe BE mbështet propozimin e OSBE, Borell telefonatë me ministrin e Jashtëm rus: Shpresoj të ndikoni pozitivisht!

21 Gusht 2020, 15:59 Nga DOSJA
Pas SHBA, edhe BE mbështet propozimin e OSBE, Borell telefonatë me

BRUKSEL– Bashkimi Europian ka mbështetur propozimin e bërë nga OSBE-ja duke u shprehur të gatshëm për të ndërhyrë gjithashtu për zgjidhjen e krizës në Bjerllorusi. Në një telefonatë me ministrin e Jashtëm rus Sergej Lavrov, shefi i politikës së jashtme të BE Josep Borell ka bërë me dije mbështetjen e BE-së, duke kërkuar ‘përkrahje’ edhe Rusia zyrtare.

Pas bisedës telefonike, Borell ka dalë me një deklaratë zyrtare duke u shprehur se Bashkimi Evropian është i gatshëm të kontribuojë për të lehtësuar daljen nga kriza në një mënyrë paqësore dhe konstruktive.

“Bashkimi Evropian është i gatshëm të kontribuojë në përpjekjet për të lehtësuar një mënyrë paqësore dhe konstruktive nga kriza. Në këtë drejtim, BE mbështet plotësisht propozimet e OSBE-së për dialog në Bjellorusi dhe është e gatshme të ofrojë ndihmë për t’i vazhduar ato nëse kërkohet. Si një Shteti Anëtar i OSBE-së, Përfaqësuesi i Lartë shpresoi se Rusia mund të ketë një ndikim pozitiv në mbështetjen e propozimeve të tilla,”-thuhet në deklaratë.

Pas zgjedhjeve të dhunshme në Bjellorusi që u mbajtën një javë më parë, vendi u përfshi në demonstrata kundër presidentit Aleksandër Llukashenko, ku kanë humbur jetën 2 persona dhe mbi 7 mijë të tjerë u lënduan gjatë protestave. Zgjedhjet u fituan nga Llukashenko, që ka qeverisur për më shumë se 26 vite, në mandatin e tij të gjashtë. BE vendosi saksione kundër zyrtarëve të lartë në Bjellorusi, ndërsa tentativat e kancelares gjermane, Angela Merkel për ndërmjetësim me Lukashenko kanë dështuar pasi ai nuk ka pranuar që të flasë me kancelaren në telefon.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama hyri në këtë debat, duke propozuar dialog mes tij, presidentit bjellorus Llukashenko dhe lideres së opozitës, SvetlanaTikhanovkaya. SHBA kanë bërë thirrje që Llukashenko të pranojë ftesën për dialog, ndërsa Rusia ka kërkuar të mos ketë ndërhyrje nga jashtë për të zgjidhur krizën.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet josep borrell propozimi i osbe-se per krizen ne bjellorusi josep borrell propozimi i osbe-se per krizen ne bjellorusi

Sondazh

Poll