Aktualitet

Planifikoni pushimet pa u shqetësuar! Ka lajme të mira për fundjavën, temperatura përvëluese nga i nxehti afrikan

21 Gusht 2020, 15:24 Nga DOSJA
Planifikoni pushimet pa u shqetësuar! Ka lajme të mira për

TIRANË– Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka bërë me dije parashikimin e motit në Shqipëri për ditët e ardhshme.

Sipas SHMU-së, për ditët në vazhdim moti do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin, duke favorizuar të gjithë ata që janë ende me pushime në bregdet. Ndërkohë që për shkak të masave ajrore që vijnë nga Afrika e Veriut, temperaturat do të pësojnë një rritje, duke kapur 38°C në fundjavë.

Sa i përket erës, ajo do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi 1-10m/s më tepër e ndjeshme nga orët e mesditës deri ato të pasdites.

NJOFTIMI I PLOTË: 

Lajme të mira vijnë nga parashikimi i motit sa i përket dy ditëve që presim përpara. Të ndikuar nga kushte të qëndrueshme atmosferike moti do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin dhe ideal për ata të cilat kanë planifikuar pushime për këto dy ditë.

Temperaturat për shkak të masave ajrore me origjinë nga Afrika e Veriut pritet të jenë të larta deri në 38-39°C kryesisht mesdita e ditës së Diel. Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi 1-10m/s më tepër e ndjeshme nga orët e mesditës deri ato të pasdites përgjatë vijës begdetare.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet parashikimi i motit ne vend shmu parashikimi i motit ne vend shmu

Sondazh

Poll