Aktualitet

Shiu bllokon rrugën në Lusen të Kukësit, ARRSH nuk e lëviz “gishtin” për të pastruar korsinë

21 Gusht 2020, 14:32 Nga DOSJA
Shiu bllokon rrugën në Lusen të Kukësit, ARRSH nuk e

KUKES- Shirat e rrëmbyeshëm të tri ditëve më parë kanë sjellë probleme me erozionin në aksin nacional Kukës-Peshkopi.

Siç shihet edhe në pamjet e siguruara nga Dosja.al, rruga në fshatin Lusen ku rrëshqitja e dherave ka qenë edhe më e madhe, është bllokuar një nga korsitë ku kalojnë automjetet.

Ky aks rrugor është nën administrimin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, ndërsa siç mundi të mësojë Dosja.al, firmës kontraktore që ka qenë përgjegjëse për pastrimin e rrugës, i ka përfunduar kontrata.

Kjo ka bërë që deri më sot, rruga të jetë ende e bllokuar në një nga korsitë e saj.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bllokohet rruga e lusenit kukes-peshkopi bllokohet rruga e lusenit kukes-peshkopi

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Gusht 2020, 12:59

TIRANË -Një 45-vjeçar i prekur nga COVID-19, ka treguar peripecitë që ka kaluar me virusin. Në një rrëfim për “JOQ Albania”, ai shprehet, se fillimi...