Aktualitet

Basha kërkoi plan/ Qeveria i përgjigjet për vaksinën: Po presim për të zgjedhur më të sigurtën, ende s’ka një model

21 Gusht 2020, 13:56 Nga DOSJA
Basha kërkoi plan/ Qeveria i përgjigjet për vaksinën: Po

TIRANË– Qeveria shqiptare i është përgjigjur sot kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha pak ditë pasi ky i fundit ngriti shqetësimin se nuk është marrë asnjë masë për të siguruar vaksinën ndaj COVID-19. Në një inspektim në Qendrën Shëndetësore Nr.6 në Kombinat, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se është siguruar vaksina e gripit falas për të gjitha kategoritë në nevojë, ndërsa Bino tha se bota nuk ka zgjedhur një vaksinë të sigurtë, prandaj Shqipëria po “pret”. 

Silva Bino: Akoma Bota nuk ka një vaksinë të sigurt, janë pothuajse 7 vaksina të cilat e kanë kaluar fazën e dytë, janë vaksina tepër premtuese dhe ka iniciativa të ndryshme. Një iniciativë është iniciativa botërore e COVAX, një iniciativë e shumë vendeve dhe shumë partnerëve të rëndësishëm ndërkombëtar në fushën e vaksinimit nën udhëheqjen e OBSH-së. Ne do të zgjedhim atë vaksinë që është efikase dhe e sigurt.

Ogerta Manastirliu: Ne jemi të angazhuar për të siguruar programin e vaksinimit dhe këtë vit kemi siguruar shumëfishimin e vaksinave të gripit falas për kategoritë në nevojë, sipas përcaktimeve të Institutit të Shëndetit Publik. Qendra Shëndetësore Kombinati është pjesë e investimeve të Qeverisë Shqiptare në Programin e rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore dhe ambulancave, ne edhe këtë vit po vijojmë me rehabilitimin e qendrave shëndetësore dhe ambulancave dhe pikërisht ky muaj dhe muaji tjetër do të jetë hapja e kantiereve të rinj, sa i përket qendrave shëndetësore.

Por çfarë tha kreu i PD?

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i kërkoi qeverisë që të sigurojë fondet e nevojshme për vaksinën COVID-19. Basha akuzoi qeverinë, se deri më tani nuk ka marrë asnjë masë për sigurimin e vaksinës. Sipas tij, vaksina po përgatitet në kohë rekord dhe shumë vende të botës e kanë paraporositur apo kanë ndarë fonde të posaçme. 

(f.m;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet lulzim basha ogerta manastirliu silva bino vaksina kundër covid lulzim basha ogerta manastirliu silva bino vaksina kundër covid

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Gusht 2020, 12:59

TIRANË -Një 45-vjeçar i prekur nga COVID-19, ka treguar peripecitë që ka kaluar me virusin. Në një rrëfim për “JOQ Albania”, ai shprehet, se fillimi...