Art&Argëtim

RRËFIMI/ Si u bë një gjyshe fshati “sensacion” në Indi, e moshuara kthehet hit në Youtube dhe i pëlqen fama

21 Gusht 2020, 10:55 Nga DOSJA
RRËFIMI/ Si u bë një gjyshe fshati “sensacion”

INDI-Një nga fenomenet më të zakonta në epokën dixhitale, është bërë zbulimi i talenteve të panjohur, të cilët marrin famë në internet. Gangavva Milkuri, është gjyshja më e njohur në Youtube. Mosha e saj nuk bëhët e ditur, por ajo është e njohur si një nga aktoret e një programi në YouTube “Village Show”, i cili ka gati 1.5 milionë ndjekës.

Milkuri është me origjinë nga një fshat i vogël në Indi, Lambadipally pjesë e Telangan. Ajo është bërë ylli i kanalit në Youtube “Village Show”, që prej vitit 2017.

Regjisori i “Village Show”, është dhëndri i saj Srikanth Sriram, i cili filloi regjistrimet e para në vitin 2012, me një staf të përbërë nga nëntë vetë, me shkrimtar, redaktorë dhe kameraman, duke krijuar skena komike për kulturën e fshatit dhe jetesën në familjet rurale. Gangavva, ka treguar se nuk ia ka pasur idenë se çfarë ishte YouTube para se Sriram të fillonte shfaqjen. “Ai në fillim ka filmuar bimë dhe pemë në fshat. Unë mendoja, pse po humbet kohë kot ky djalë duke bërë video. Unë kurrë nuk e imagjinoja që një ditë do të isha unë në videot e tij,”– ka thënë ajo.

Sriram, ka thënë se Gangavva filloi të përfshihej më shumë në program në vitin 2017, që kur shfaqja filloi të bëhej më e njohur dhe ajo që e ka bërë tërheqëse është lirshmëria që ka para kamerave.

“Ajo vepron shumë natyrshëm para kamerës, kjo e bën më tërheqëse ndaj fansave të saj. Është natyrë e paarritshme dhe shkëlqen me hijeshinë e saj,”- thotë Sriram.

Ndërsa Gangavva, mendon se njerëzit i tërheq mënyra sesi ajo flet, ndonëse është e paarsimuar dhe stafit i duhet ti shpjegojë skenarin pasi nuk mundet ta lexojë atë.

“Unë mendoj se njerëzve u pëlqen mënyra se si flas.Unë jam një zonjë e moshuar, ju e dini dhe jam e paarsimuar,”-është shprehur Gangavva.

Para se të bëhej yll në YouTube, Gangavva ka treguar se jeta e saj nuk ishte e lehtë, ajo është e paarsimuar, pasi e la shkollën në klasën e parë. Asaj i është dashur të punonte në fermë dhe të mbështillte cigare për të mbështetur familjen e saj.

“Burri im ishte i alkoolizuar. Më është dashur të bëjë gjithë punët e vështira që më kanë ofruar, për të siguruar jetën e dy vajzat dhe djalit tim,”-ka thënë ajo.

Jeta e saj ndryshoi kur u përfshi më shumë në “Village Show”. Kanali i siguron Gangavvas të ardhura të mjaftueshme, me të cilat ajo ka mundësi të shlyejë borxhet e saj. Madje ajo është shprehur se dëshiron të ndërtojë një shtëpi të re për veten në të ardhme.

Ndikimi i Gangavva shtrihet përtej YouTube, dhe ajo tani ka llogarinë e saj në Instagram me mbi 41,000 ndjekës. Kohët e fundit, karriera e saj e aktrimit u zhvendos në ekranin e madh dhe në vitin 2019 ajo paraqiti dy filma në gjuhën teluge, ISmart Shankar dhe Mallesham.

“Më pëlqen të jem para kamerës, më pëlqen të aktroj. Eshtë mirë të di që njerëz nga e gjithë India shikojnë atë që unë bëj” ka thënë ajo duke shtuar se tani ajo merr selfie nga fansat e shfaqjes që vizitojnë fshatin.

Tu Nguyen, zëdhënëse e YouTube në Azi, ka treguar se popullariteti i kanalit pasqyron një prirje më të gjerë. “YouTube ka parë rritje të jashtëzakonshme në Indi dhe ka më shumë se 265 milion përdorues aktivë mujorë. Është një platformë e përshtatshme, ku të gjithë njerëzit që flasin gjuhë të ndryshme mund të gjejnë një audiencë dhe të kenë sukses” ka thënë Tu Nguyen.

Gjithashtu, regjisori Sriram ka treguar se kushdo mund të ketë sukese në YouTube, e rëndësishme është të gjejë mënyrën e duhur.

“YouTube po ndryshon jetën e të gjithëve.Nëse njerëzit e përdorin atë në një mënyrë të mirë, të gjithë mund të bëhen yje, të gjithë mund të zgjidhin problemet e tyre në jetën reale. Teknika po ndryshon me të vërtetë jetën e njerëzve të fshatit tonë.”- thotë Sriram.

Shfaqjet më të mira të ekipit deri më tani janë “Village lo Drunk” dhe “Drive”, të cilat kanë mbi 30 milion shikime.

Përktheu  nga CNN: k.a;dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kuriozitete kuriozitete gangavva milkuri gangavva milkuri

Sondazh

Poll