Art&Argëtim

Ish e dashura nxjerr zbuluar ish mbretin e Spanjës: Më dhuroi 64 milionë euro, m’i kërkoi mbrapsht

20 Gusht 2020, 19:48 Nga DOSJA
Ish e dashura nxjerr zbuluar ish mbretin e Spanjës: Më dhuroi 64

SPANJE– Ish mbreti 82-vjeçar i Spanjës Juan Carlos , i cili është i martuar me Mbretëreshë Sofian që nga viti 1962, pati një lidhje jashtë martesore me biznesmenen me origjinë daneze Corinna Zu Sayn-Wittgenstein gjatë viteve 2004-2009.

Në vitin 2012 romanca e tyre u zbulua kur Carlos pati një problem shëndetësorë dhe i duhej të kthehej me urgjencë në shtëpi, nga një udhëtim në Bostavana ku e dashura e tij e kishte shoqëruar. Dy vite më vonë, Sayn-Wittgenstein thotë se si një shprehje e dashurisë së tij, Carlos i dhuroi 65 milion euro.

Ish e dashura ka rrëfyer se dhurata ishte simbolikë për t’i treguar se sa e donte dhe sa rëndësi kishte për të. Mirëpo ajo ka treguar gjatë intervistës për BBC-në, se monarku dy vite më vonë ia kishte kërkuar mbrapsht milionat e dhuruara.

Pikërisht ky transferim i fondeve tani është objekt i një hetimi zviceran. Duke kujtuar pushimet e tyre në Botsvana tetë vite më parë, Zu Sayn-ëittgenstein tha për BBC-në se: “Unë nuk e doja atë udhëtim, por ndjeva se Mbreti Juan Carlos po përpiqej të më ribënte për vete”, tha Zu.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz mbreti para mbreti para

Sondazh

Poll