Art&Argëtim

Habit Jim Belushi, aktori me origjinë shqiptare: Vëllai im do të ishte gjallë nëse do konsumonte hashash, ajo ishte kura

21 Gusht 2020, 10:03 Nga DOSJA
Habit Jim Belushi, aktori me origjinë shqiptare: Vëllai im do të

SHBA– Aktori me origjinë shqiptare Jim Belushi beson se hashashi do ta mbante gjallë të vëllanë. Së fundmi, gjatë premierës që vetë Belushi ka hapur, Jim foli për të vëllanë dhe u shpreh se i vëllai John-i do të ishte ende gjallë nëse do të përdorte kanabisin si mjekim.

“Unë e di se kishte dëmtime në tru. Sapo pati në dispozicion alkoolin dhe drogën, mendoj se i konsideroi si një vetëmjekim,”- tha ai ndër të tjera.

John Belushi vdiq në moshën në 33-vjeçare nga një mbidozë e kokainës dhe heroinës në Chateau Marmont në Los Angeles në vitin 1982. Jim Belushi ka hapur tashmë fermën e tij legale të kanabisit në Oregon.

Vëllai i tij vuante edhe nga enncefalopatia kronike traumatike si rezultat i të luajturit futboll në shkollë të mesme. CTE është një sëmundje progresive e trurit e cila mund të shkaktohet nga trauma të përsëritura në tru.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz jim belushi john belushi jim belushi john belushi

Sondazh

Poll