Aktualitet

Xhiroja “fatale” në Velipojë/ Indrit Bajraktari, i martuar në Angli dhe në pritje për t’u bërë baba, ekspertiza: Enisa Doda vdiq nga mbytja

  • FOTOT/ Indrit Bajraktari, i martuar dhe në pritje për t’u bërë baba…
  • Enisa Doda u mbyt në plazhin e Velipojës, në trupin e saj nuk kishte shenja dhune
  • “Po blej një shishe ujë”/ Zbardhet dëshmia e pronarit të motoskafit, Indrit Bajraktari tentoi t’ia mbathte
  • Indrit Bajraktari, i riu që doli për xhiro me motor uji në plazhin e Velipojës, me 17-vjeçaren, tanimë të vdekur, Enisa Doda, rezulton se ka qenë i martuar në Angli. I riu ende nuk ka sqaruar para policisë rrethanat e plota të mbytjes së të miturës, ndërsa familjarët nuk kanë dhënë informacion për njohjen e vajzës me të.
    Featured image of article: Xhiroja “fatale” në Velipojë/ Indrit Bajraktari, i martuar në Angli dhe në pritje për t’u bërë baba, ekspertiza: Enisa Doda vdiq nga mbytja Indrit Bajraktari Almodena dhe Enisa Doda

    VELIPOJË– Indrit Bajraktari, 25-vjeçari që shoqëronte Enisa Dodën në xhiron fatale me skaf në plazhin e Velipojës, rezulton i martuar në Angli. Dosja.al ka mësuar se i riu ka qenë i martuar jashtë ndërsa kishte shumë pak kohë që ishte kthyer në Shqipëri. Bajraktari ishte i martuar me Almudena Bajraktari dhe pritej që shumë shpejt e shoqja t’i sillte në jetë edhe një fëmijë.  

    Xhiroja fatale që përfundoi me vdekjen e 17-vjeçares, ende nuk është zbardhur ndërsa dëshmia e të riut para policëve ka qenë kontradiktore. Rrëshqitja dhe rënia nga motori duket se i ka shkaktuar të miturës edhe shenjat, pasi pas ekspertizës mjekoligjore është zbuluar se shenjat e nxirjes kanë ardhur për shkak të bllokimit të frymënarrjes. Policia këmbëngul në versionin se Bajraktari doli nga deti pa Dodën dhe pa motorin e ujit, ndërsa më pas në dëshminë e parë në në polici, tha se e kishte lenë në breg pranë xhaxhait të saj.

    Një tjetër element i pazbardhur i ngjarjes janë shenjat e dhunës në trupin e pajetë të të miturës, e cila u fut në motorin e ujit pa jelek dhe nuk dinte not. I riu në versionin e dytë në polici thoshte se vajza ka rrëshqitur dhe më pas është mbytur në det.

    Por ai sërish është kontradiktor në rrëfimin e tij, kur thotë se nuk mban mend asgjë nga ajo që ka ndodhur. I riu doli pa çelësin e motorit në breg, ndërsa vajza u gjet pasi pronarët e mjetit denoncuan në polici, pasi Bajraktari nuk i kishte sqaruar se ku ndodhej “bashkëshoqëruesja” e xhiros së tij. Pronari i mjetit lundrues, në deklaratën e dhënë përpara grupit hetimor ka treguar gjithashtu se në momentet kur ka pyetur të riun lidhur me vendndodhjen e të miturës, Indriti kishte dashur t’ia mbathte me preteksin se do blinte një shishe ujë.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Enisa Doda ishte me pushime me familjen në Velipojë, ndërsa paraprakisht dyshohet se të dy u njohën përmes rrjetit social “Facebook”, ndërsa 25-vjeçari ishte emigrant në Angli. Një tjetër element i pazbardhur është fakti se familjarët nuk kanë sqaruar rrethanat e njohjes së vajzës së tyre të mitur me Bajraktari, apo për mënyrën sesi ajo iu ka kërkuar që të dalë me të dhe shoqet e saj.

    Ngjarja e rëndë ndodhi më 19 gusht 2020.  Trupi i të miturës u gjet me shenja në një largësi rreth 700-800 metra nga bregu. Indrit Bajraktari i cili ishte edhe drejtuesi i motorit u prangos nga policia. Kjo ngjarje ka sjellë edhe pezullimin e lëvizjes me mjete motorike në plazhin e Velipojës. 

    (F.g/dosja.al)

    Shto Koment