Aktualitet

Aksidenti i trefishtë me 6 të plagosur në Fushë-Krujë/ Policia: Morën mjekim në spital dhe u larguan për në banesa

21 Gusht 2020, 06:45 Nga DOSJA
Aksidenti i trefishtë me 6 të plagosur në Fushë-Krujë/

FUSHË-KRUJË/ Policia e Shtetit ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin që ndodhi gjatë natës në fshatin në afërsi të fshatit Luz, në Fushë-Krujë. Policia bën me dije se në këtë aksident janë përfshirë 3 makina, ku janë plagosur 6 persona. Sipas uniformave blu, personat e lënduar kanë marrë mjekin në spital dhe janë larguar për në banesat e tyre.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 21.08.2020, rreth orës 00:10, në Derven, një mjet tip “Audi” me drejtues shtetasin E.M., është përplasur me mjetin tip “Benz” dhe  me  mjetin tip “Pezho” me drejtuese shtetasen O.S., e për pasojë janë lënduar  drejtuesja dhe  pasagjerët në mjetin tip “Pezho” shtetaset O.O., 30 vjeçe, S.O., 50 vjeçe, V.B., 20 vjeçe, Sh.B., 46 vjeçe,  A.B., 21 vjeçe dhe A.V., 33 vjeçe,  të cilat pasi kanë kryer kontrollin shëndetësor në spital janë larguar për në banesë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes. 

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident i trefishtë në fushë-krujë aksident i trefishtë në fushë-krujë

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Gusht 2020, 20:03

TIRANË– Mjeku Petrit Vargu ka deklaruar se mjekë dhe infermierë që kanë kaluar Covid-19 po detyrohen që të dhurojnë plazmën Gjatë një interviste për ...