Sport

Kukësi merr 3 pikët me supergolin e Limaj, Kastrioti merr fitoren e mbijetesës (Video)

10 Prill 2019, 16:29 Nga DOSJA
Kukësi merr 3 pikët me supergolin e Limaj, Kastrioti merr fitoren e

Pas tre rezultateve negative skuadra verilindore, Kukësi ka arritur një fitore mjaft të vështirë në transfertë kundër Laçit me rezultatin 1-0 nën drejtimin e parë të trajnerit të ri Ernest Gjoka.

Kjo ishte një nisje optimiste nga Gjoka, i cili u rikthye në rolin e trajnerit që pas shkarkimit të Ramazan Ndreut nga presidenti i klubit Safet Gjici.

Me këtë trepikësh Kukësi del nga kriza dhe arrin të mbajë gjallë shpresat për titullin kampion.

Lojtari që spikati më shumë këtë ndeshje ishte Limaj i cili shënoi një gol spektakolat në minutën e 87.

Kukësi rreshtohet në vendin e dytë me 48 pikë, ndërsa Laçi është në vendin e 5 me 41 pikë.

Ndërkohë nga ana tjetër u luajt takimi mes Luftëtarit dhe Kastriotit të cilën luftojnë për mbijetesë në Superiore, ndeshje e cila u nda me fitoren e krutanëve të cilët janë në rrugë për të qëndruar në ligën e parë.

Ekipi i drejtuar nga Bledar Devolli mori trepikëshin me rezultain 1-0 falë golit të Markut. Me këtë fitore Kastrioiti ngjitet në kuotën e 30 pikëve në vendin e nëntë ndërsa Luftëtari në të shtatin me 34 pikë.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport kastrioti luftetari kategoria superiore laci kukesi kastrioti luftetari kategoria superiore laci kukesi

Sondazh

Poll