Sport

Çerekfinalja Manchester United-Barcelona, Ibrahimoviç: Interesante, Pogba mund të bëjë diferencën

10 Prill 2019, 13:41 Nga DOSJA
Çerekfinalja Manchester United-Barcelona, Ibrahimoviç:

Sot luhet ndeshja mes Manchester united dhe Barcelonës  në Champions League, ndeshje e cila është e vlefshme për një vend në gjysmëfinalen e kompeticionit më të rëndësishëm europian.

Ndeshja luhet sonte në Old Trafford në orën 21:00 dhe garanton një spektatël të vërtetë mes dy ekipeve që janë takuar dy herë në finale gjatë 10 vjeçarit të kaluar.

Zlatan ibrahimoviç, futbollisti i cili ka qenë lojtar në të dyja skuadrat parashikon një sfidë spektakolare por të vështirë.

Mendoj se do të jetë një ndeshje shumë interesante, me dy ekipe të mëdha që do të luftojnë me njëri-tjetrin. Është shumë tërheqëse të shohësh këta lojtarë fantastikë në të dyja skuadrat. Mbetet për t’u parë cili është ekipi më i fortë.

Lionel Mesi bën diferencën në çdo sfidë që luan dhe kjo nuk është më sekret. Te Mançester Junajtid mendoj se Pogba bën diferencën në atë skuadër dhe mendoj se do të jetë një betejë mes dy lojtarëve, edhe pse futbolli është një sport kolektiv dhe takimi është mes dy skuadrave. Por këta dy lojtarë do të bëjnë diferencën në fushë dhe kjo është shumë interesante.

Pavarsisht se ishte vetëm për një vit në klubin blaugranas, suedezi flet me mall për kohën e tij kur luante me Barcelonën e Guardiolës.

Ishim skuadra më e mirë në botë. Kishim lojtarë të mëdhenj dhe respektonim njëri-tjetrin, ashtu siç e shijonim gjithçka bënim në fushën e lojës. Kishim atë idenë që të dominonim ndeshjet, edhe pse ndonjëherë nuk luanim të gjithë mirë. Skuadra ishte shumë e fortë.

Sot është nata e dytë e ndeshjeve çerekfinaliste dhe përveç supersfidës Manchester United-Barcelona luhet dhe ndeshja tjetër mes Ajaxit dhe Juventusit në orën 21:00.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport champions league lionel messi manchester united barcelona zlatan ibrahimovic champions league lionel messi manchester united barcelona zlatan ibrahimovic

Sondazh

Poll