Sport

Manchester United-Barcelona, blaugranasit rrugës për të thyer ‘mallkimin’ e çerekfinales

10 Prill 2019, 16:53 Nga DOSJA
Manchester United-Barcelona, blaugranasit rrugës për të thyer

Që prej fitimit të titullit të Ligës së Kampioneve në 2014/15, Barcelona është skualifikuar në fazën e çerekfinaleve në secilën prej tre sezoneve paraardhëse, ndërkohë që rivalët e tyre Real Madrid e kanë fituar 3 herë rrjesht.

Herët e kaluara u skualifikua kundër Atletico Madridit, Juventusit dhe Roma  dhe eliminimi i vitit të kaluar ishte veçanërisht i dhimbshëm pasi ata u mundëm me një avantazh me tre gola.

 Lionel Messi dhe ekipi kanë mundësinë për të kompensuar mundësitë e humbura të viteve të fundit, duke filluar nga ndeshja e parë e së mërkurës në Old Trafford kundër Manchester United.

 Ka pak stadiume aq legjendare sa fusha e klubit anglez dhe tifozët e Blaugrana do të shpresojnë që superstarët e tyre të marrin këtë rast.

Ernesto Valverde do të shpresojë që kjo ndeshje të jetë në favor të blaugranëve për të fshirë nga memoria dëshpërimet e tre viteve të fundit.

Siç theksoi trajneri në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes, kjo është vetëm ndeshja e parë, por rezultati pozitiv mund të ndihojë për të dërguar Barcelonën në Katër të fundit të Ligës së Kampionëve.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport champions league ernesto valverde lionel messi manchester united barcelona champions league ernesto valverde lionel messi manchester united barcelona

Sondazh

Poll