Sport

Milani në rrezik nga një dënim tjetër i UEFA-s

10 Prill 2019, 13:21 Nga DOSJA
Milani në rrezik nga një dënim tjetër i UEFA-s

Klubi italian, Ac Milan do dërgohet në Trupin e Kontollit Financiar të UEFA-s për disa thyerje të tjera në Fair Play financiar.

Milani u pezullua nga ky sezon i Europa League-s për rregullat e Fair Play financiar, vetëm që ky dënim të kthehej përsëri nga Gjykata Arbitrare e Sportit, CAS.

Sidoqoftë, kuqezinjtë u paralajmëruan në dhjetoir se nxirreshin nga çdo lloj kompeticioni që do kualifikoheshin në sezonet 2022-23 dhe 2023-24 dhe gjithashtu do merrnin disa sanksione në kampionatin e vendit nëse nuk arrinin kërkësat deri në vitin 2021.

Uefa e konfirmoi të mërkurën se trupi i kontrollit financiar i saj do hulumtojë përsëri në gjigandët e Seria A për disa thyerje të financave në 3 vitet e fundit.

Dhoma investiguese e UEFA-s ka komunikuar sot vendimin për të gjykuar klubin e Ac Milan te dhoma e gjykimit të Fair Play financiar CFCB pasi klubi ka dështuar që të barazojë financat në 3 vitet e fundit.

Uefa shtoi se juria nuk është ajo që mori vendimin rradhën e kaluar në dhjetor, për të cilën Milani e dërgoi në gjykatën e CAS.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport ac milan cas fair play financiar uefa ac milan cas fair play financiar uefa

Sondazh

Poll