Art&Argëtim

Ndizet debati në rrjet/ Shtëpiakja britanike tregon metodën e re të kapjes së rrobave në tel: Gjithë jetën i kam vendosu

19 Gusht 2020, 19:23 Nga DOSJA

BRITANI E MADHE- Vajzat dhe të gjithë nënat përballen çdo ditë me varjen e rrobave në tel pas larjes së tyre.

Të gjitha zakonisht përdorin një mënyrë për varjen e rrobave, por së fundmi në mediat e huaja është publikuar një mënyrë më e mirë për t’i varur ato.

Një nënë, emri i së cilës nuk është bërë i ditur ka treguar teknikën e re të vendosjes së kapseve në rrobat e lara, duke thënë se kishte ‘gjithë jetën që i vendos gabim’.

Ajo tha se gjithmonë i varte rrobat dhe peshqirët në tel dhe më pas i vendoste kapset lart për t’i mbajtur të fiksuara, por duke e shoqëruar me një foto të modelit të saj të ri ajo shkruan: Mendoj se kjo është mënyra korrekte për të vendosur kapset e rrobave, jo lart në tel por anash rrobave. E paskam bërë gabim gjithë jetës. Po ju si mendoni?

Metoda e re per te varur rrobat.

Krahas postimit të saj kanë ardhur shumë komente, ku një komentues e ka kundërshtuar për mënyrën e re që ajo sugjeron.

“Duket qartë që ajo nuk jeton në zonën time! Me këtë stil erërat e lindjes do t’i fluturonin rrobat në një sekondë. Kapëset janë shpikur për t’u vënë në tel … jo si ajo në foto. Nuk e kisha menduar ndonjëherë këtë stil, por besoj se nëse peshqiri varet i gjithi poshtë thahet më shpejt.”– ka shkruar komentuesi.

Një tjetër shtëpiake sugjeronte vendosjen e disa telave të rrobave për të kursyer hapësirë. Por në përgjithësi komentuesit thonin se do të vazhdonin me mënyrën e tyre të të bërit të gjërave.

 “Për sa kohë që rrobat nuk i merr era, kujt i bie ndërmend se si i vendosin kapëset. Nëse funksionon mënyra jote, vazhdo ta bësh ashtu.”– thotë ajo.

Burimi: airtasker

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kuriozitete kuriozitete shtëpiakja britanike shtëpiakja britanike

Sondazh

Poll