Art&Argëtim

Britney Spears përballet në gjyq me të atin: S’dua të kesh më pushtet mbi mua

19 Gusht 2020, 16:49 Nga DOSJA
Britney Spears përballet në gjyq me të atin: S’dua të

SHBA– Britney Spears është duke vepruar drejt për ta marrë drejtimin e jetës së saj në dorë.

Këngëtarja iu është drejtuar gjykatës, për t’i dhënë fund kontrollit të rreptë të babait mbi jetën dhe karrierën e saj, të cilën e ka ushtruar për më shumë se një dekadë.

Mediat shkruajnë se këngëtarja e muzikës pop po kërkon të largojë përgjithmonë të atin, James Spears si kujdestarin e saj mbi vendimmarrjen personale dhe financiare si dhe atë të kujdesit shëndetësor.

Atij iu caktua roli për të mbikëqyrur financat e së bijës në vitin 2008, pasi Spears shfaqi probleme të shëndetit mendor.

Jamie u tërhoq përkohësisht vitin e kaluar për shkak të problemeve shëndetësore, por roli u mor përsipër nga një kujdestare e pavarur profesioniste, Jodi Montgomery.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz babai britney spears gjyq këngëtare babai britney spears gjyq këngëtare

Sondazh

Poll