Art&Argëtim

Rihanna tallet me çiftin presidencial, publikon videon ku Melania refuzon sërish t’i kapë dorën Trump

19 Gusht 2020, 18:21 Nga DOSJA
Rihanna tallet me çiftin presidencial, publikon videon ku Melania refuzon

SHBA– Zonja e Parë e Amerikës sërish iu është shmangur Donald Trump.

Melania është parë të përqëndrohet të mbajë çantën e saj dhe fundin, duke injoruar të gjitha përpjekjet e bashkëshortit për t’i kapur dorën. Të shumta kanë qenë reagimet online, jo vetëm nga njerëzit e thjeshtë, por edhe nga personazhet e njohur.

Këtë herë videoja është publikuar nga Rihanna në profilin e saj të Instagramit.
Artistja e ka shpërndarë videon e në sfond të saj ka vendosur këngën e saj “Needed Me” dhe në mbishkrimin e videos shkruan:

Melania-s i pëlqen arti”, duke e shoqëuar me hashtagun #78, duke nënkuptuar që amerikanët i ndajnë vetëm 78 ditë nga zgjedhjet.

 

 

A post shared by badgalriri (@badgalriri) on

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz melania trump rihanna video melania trump rihanna video

Sondazh

Poll