Art&Argëtim

Babai i Bebe Rexhës kritikon ashpër këngëtaren: Ti mund të jesh seksi dhe gjithçka por duhet të kesh klas dhe të tregohe

19 Gusht 2020, 16:39 Nga DOSJA
Babai i Bebe Rexhës kritikon ashpër këngëtaren: Ti mund

SHBA– Ashtu si Dua dhe Rita, edhe Bebe Rexha bën shpesh protagonistë të rrjeteve sociale familjen e saj. Këtë herë këngëtarja me origjinë shqiptare ka zbuluar përmes një videoje të postuar në instastory se babai i saj nuk është aspak dakord me gjërat që poston.

Flamur Rexha, babai i këngëtares nuk është shumë suportues kur Bebe duhet të zhvishet për ndonjë klip ose koncert.  Në një video të fundit që ajo e ka publikuar, dëgjohen kritikat e të atit i cili i tërheq vëmendjen për të qenit seksi.

“Ti mund jesh seksi dhe gjithçka, por të kesh klas dhe të tregohesh e zgjuar… Para se të bësh diçka fol me mamanë tënde. Nëna jote është shumë …”, dëgjohet në videon e publikuar nga Bebe.

“Ngrini volumin dhe ju lutem prisni fundin. Babai po më jep leksione në Facetime”, shkruan këngëtarja.

Mirëpo Bebe duket se nuk e ka aspak vëmendjen tek ajo që i ati po e këshillon e vazhdon me injorimin e saj duke parë veten se si ngjan me filtrin e vendosur.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz babai bebe rexha keshilla qortim babai bebe rexha keshilla qortim

Sondazh

Poll