Sport

Champions League/ Liverpooli hedh hap të sigurt për në gjysmëfinale, Tottenham shtang Manchester Cityn (Video)

9 Prill 2019, 19:03 Nga DOSJA
Champions League/ Liverpooli hedh hap të sigurt për në

Janë mbyllur  dy ndeshjet e para çerekfinale në Champions League.

Tottenham mundi 1-0 Manchester Cityn me golin e Sonnë stadiumin e ri të tyre, ndërsa Liverpooli mposhti Porton në ‘Anfield’ me golat e Firmino dhe Keita.

Anglezët kanë shanse të mira këtë vit në Champions League, pasi 4 nga 8 ekipet e kualifikuara vijnë nga Premier League.

 

Komenti Live:

Liverpool-Porto

90′- Ndeshja mbyllet në rezultatin 2-0.

48′- Sadio Mane shënon golin e tretë por anullohet për pozicion jashtë loje.

46′-Rinis ndeshja në Anfield.

HT/45′- Mbyllet në 2-0 pjesa e parë mes Liverpool dhe Portos.

25′- Roberto Firmino ka dyfishuar rezultatin pas një krosimi të Trent Alexander Arnold.

21′- Një shans shumë i mirë për Salah i cili ishte vetëm me portierin por topi përfundoi jashtë fushës.

4′- Liverpooli kalon në avantazh falë golit të Naby Keita.

1’- Ka vazhduar ndeshja çerekfinale mes Liverpoolit dhe Portos.

Liverpool: Alisson, Alexander-Arnold, Lovren, Van Dijk, Milner, Fabinho, Henderson, Keita, Salah, Mane, Firmino.

Porto: Casillas, Maxi, Felipe, Militão, Alex Telles, Corona, Danilo, Óliver, Otávio, Marega e Soares

Tottenham- Manchester City

90′- Ndeshja mbyllet me rezultain 1-0 për Tottenham.

78′- Heung min Son ka shtangur Cityn duke dërguar në avantazh Tottenhamin me një supergol.

46′- Rinis ndeshja në White Hart Lane.

HT/45′- Asnjë gol në Londër, aksioni lihet për pjesën e dytë.

13′- Aguero humbet shansin për të dërguar Cityn në avantazh pasi Loris i priti penalltinë.


1’- Vazhdon supersfida angleze në Champions mes Cityt dhe Tottenham.

Tottenham: Lloris (C), Trippier, Alderweireld, Vertonghen, Rose, Sissoko, Winks, Eriksen, Dele, Son, Kane

Manchester City: Ederson, Walker, Laporte, Otamendi, Delph, Fernandinho, Gundogan, Silva (C), Mahrez, Sterling, Aguero

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport champions league liverpool porto tottenham manchester city champions league liverpool porto tottenham manchester city

Sondazh

Poll