Aktualitet

“Jam i tronditur”/ Gazetari Kadia reagon për dhunimin e Ilir Vrenozit: S’të marr vesh o Edi Rama, na mbro nga kriminelë

19 Gusht 2020, 06:04 Nga DOSJA
“Jam i tronditur”/ Gazetari Kadia reagon për dhunimin e Ilir

TIRANË– Gazetari Ilir Kadia ka reaguar për dhunën që është ushtruar ndaj korçarit të famshëm, Ilir Vrenozi. Kadia përmend dhunimin e Edi Ramës 18 vite më parë dhe ndërkohë i bën thirrje kryeministrit që të na mbrojë nga kriminelët. Ai thekson se është shumë i tronditur nga ajo që i ka ndodhur Vrenozit.

“Sot prap po e botoj se i tronditur jam nga lajmi se Adashin tim Ilir Vrenozi, kundërshtarin e njohur të Edi Ramës e paskan goditur si atë dikur! Dhe nuk është e para herë! Nuk e ka goditur Edi Rama si edhe atëhere atë nuk e goditi Sali Berisha por…Na mbro nga kriminelët o Edi Rama!“, shprehet Kadia.

Postimi i plotë: 

Edi Rama!S’të marr vesh! Për çfarëdo “arësye” ata që rrahën keqas Edi Ramën në shtatorin e 18 viteve më parë ishin kriminelë! Më ka mbetur në mendje pëshpërima e tij në mikrofonin e BBC që unë mbaja dhe që dilte nga ajo pak hapësirë mes buzëve të çara e enjtura që kishin bërë të ish një mjekër dhe hundë! Ai denoncoi, ashtu me gjysëm fryme, Presidentin e kohës Sali Berisha dhe lajmi mori dhenë! Tani që është kryeministër unë nuk arrij ta kuptoj pse ai i mban kaq afër vetes kriminelët që çajnë buzë deputetësh në Kuvend e shtien me kobure mbi popull?! Përnjimend nuk e marr vesh!

Kështu shkruajta në 6 Shtatorin e 2015 kur një deputet rilindas i asaj kohë qëllonte mbi popull me armë ndërsa të tjerë deputetë rilindas,aleatë të krimit, shpalosin grushta në kuvend!Më kujtuan atëherë rrahjen e Edi Ramës që ashtu të gjakosur hundë e buzë e përcolla në BBC e ngjarja mori dhenë! Sot prap po e botoj se i tronditur jam nga lajmi se Adashin tim Ilir Vrenozi, kundërshtarin e njohur të Edi Ramës e paskan goditur si atë dikur! Dhe nuk është e para herë!Nuk e ka goditur Edi Rama si edhe atëhere atë nuk e goditi Sali Berisha por…Na mbro nga kriminelët o Edi Rama!

Ilir Vrenozi është rrahur dy ditë më parë nga disa persona të paidentifikuar. Mësohet se ai ka hematoma në sy. Dyshohet se autorët e kësaj ngjarjeje janë simpatizantë të Partisë Socialiste.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dhunohet ilir vrenozi ilir kadia ilir vrenozi dhunohet ilir vrenozi ilir kadia ilir vrenozi

Sondazh

Poll