Aktualitet

Reshje të dendura shiu gjatës natës në Tiranën/ Shpërthejnë ujërat e zeza në rrugë, banorët: Të dalim me gomone o Er

19 Gusht 2020, 05:36 Nga DOSJA
Reshje të dendura shiu gjatës natës në Tiranën/

TIRANË- Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm moti i keq përfshiu Tiranën. Reshjet e dendura të shiut, vetëtimat dhe bubullimat “pushtuan” kryeqytetin. Ndërkohë, shumë rrugë të Tiranës u bllokuan nga uji.

Siç shihet edhe në videon e mëposhtme një ndër to është “Rruga e Elbasanit”, e cila është mbuluar nga uji, i cili ka arrtiur mbi 30 cm. Në këtë rrugë, kanë shpërthyer edhe ujërat e zeza, të cilat janë bashkuar me reshjet e shiut. Kjo situatë ka sjellë edhe probleme në qarkullimin e makinave. Po kështu, uji ka mbuluar edhe rrugën kryesore në lagjen “Ali Demi” në Tiranë, ku makinat mezi lëvizin.

Banorët nuk i kanë kursyer ironitë ndaj kreut të Bashkisë, Erion Veliaj, ndaj të cilit shprehen se tani duhet të udhëtojë me traget.

“Ja Erion Veliaj ja, traget, traget.  Të dal me gomonen e Erion Veliajt”,.shprehet një qytetar. Ndërsa një tjetër thotë: “Përshëndetje Edi Rama, hajdemi lahemi në plazh”. 

“Rruga e Elbasanit” u rikonstruktua një vit më parë, ku u vendosën edhe tubacione të reja, por sërish situata është e njëjtë. Pra, në kryeqytet nevojiten vetëm pak minuta reshje shiu që akset kryesore të bllokohen nga uji.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bllokohet rruga e elbasanit stuhia godet tiranën bllokohet rruga e elbasanit stuhia godet tiranën

Sondazh

Poll