Sport

Briken Calja del me 3 medalje nga Gjeorgjia, 1 e artë dhe 2 argjendi (Video)

9 Prill 2019, 17:33 Nga DOSJA
Briken Calja del me 3 medalje nga Gjeorgjia, 1 e artë dhe 2 argjendi

Kampionati Europian i Peshëngritjes po zhvillohet që prej 6 prillit në Gjeorgji në Batumi 2019.

5 shtangistë nga Shqipëria janë prezentë në këtë kompeticion, ku ndër ta dhe Briken Calja i cili u shpall kampion vitin e kaluar.

Në shkëputje, Calja e nisi me peshën 152 kilogram ntë cilën e përfundoi me sukses, ndërsa në të dytën ka ngritur 156 kilogram.

Prova e tretë nuk kalohet me 158 kg, por gjithsesi shtangisti nga Shtërmeni e bën të vetën medaljen e artë në shkëputje.

Në stilin e shtytjes, Calja e nis me 183 kg, por nuk arrin ta ngrejë në provën e parë.

Por shtangisti nga Shtërmeni e ngre në provën e dytë, duke marrë kryesimin e garës me 339 kg në dygarësh.

Me kaq e mbyll, pasi nuk kalon dot provën e tretë me 188 kg, duke marrë medaljen e argjendtë në shtytje dhe renditjet i dyti në dygarësh.

Pra, Briken Calja është nënkampion i Europës, duke marrë 1 medalje ari dhe 2 argjendi.

Bullgari Andrev Bozhidar u shpall kampion i Europës, ndërsa në vendin e tretë pas Briken Caljes u rendit bjellorusi Vadzim Likharad.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport briken calja gjeorgji në batumi 2019 kampionati europian i peshengritjes briken calja gjeorgji në batumi 2019 kampionati europian i peshengritjes

Sondazh

Poll