Aktualitet

Nisja e vitit shkollor, Besa Shahini: Synojmë kthimin në klasa, mënyrën do e vendosë Task Forca e COVID-19 në bazë të si

17 Gusht 2020, 18:01 Nga DOSJA
Nisja e vitit shkollor, Besa Shahini: Synojmë kthimin në klasa,

TIRANË– Ministrja e Arsimit Besa Shahini, ka reaguar në lidhje me mënyrën se si do të zhvillohet procesi mësimor në shkolla, kur vetëm pak javë na ndajnë nga nisja e tij. Përmes një video-mesazhi që ka publikuar në rrjetet sociale, Shahini bën me dije se synimi i ministrisë është të zhvillojë mësimin në bankat e shkollës, por që ende nuk e ka marrë një vendim të tillë.

Ministrja shton se këtë vendim do ta marrë Task-Forca dhe nëse mësimi do të nisë në shkolla me orë të plotë apo ajo, do ta marrë sërish struktura e ngritur për koronavirusin. 

Sipas Shahinit, ky vendim do të merret në një datë më të afërt me nisjen e vitit shkollor, në bazë të situatës së pandemisë. Ministrja Besa Shahini u bëri thirrje të gjithëve që të kujdesen për veten dhe të zbatojnë masat, në mënyrë që të ketë më tepër mundësi që të hapen shkollat.

“Shumë prej jush jeni me pushime dhe bëni mirë që pushoni. Ne stafi i ministrisë, agjencitë tona vartëse dhe të gjithë jemi duke bërë përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor. Synojmë të kthehemi në bankat shkollore, por ende nuk e dimë nëse do të kthehemi me kohë të pjesshme, të plotë apo të alternuar me mësimin online. Këtë gjë e vendos struktura e ngritur që vëzhgon sitatën e Covid-19. Zbatoni masat, mbani higjienë të lartë, në mënyrë që të kthehemi sa më shpejt në banka. Do ta marrim këtë vendim kur të jemi sa afër datës së nisjes së vitit shkollor,”- tha ministrja ndër të tjera.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet besa shahini nisja e vitit shkollor besa shahini nisja e vitit shkollor

Sondazh

Poll