Aktualitet

EMRI/ Plagosje me armë zjarri, 31-vjeçari përfundon në spital, arrestohen dy persona, autori shpallet në kërkim

17 Gusht 2020, 17:39 Nga DOSJA
EMRI/ Plagosje me armë zjarri, 31-vjeçari përfundon në

FIER– Një 31-vjeçar i identifikuar si Klajdi Sulo, banues në Patos është plagosur me armë zjarri. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur pasditen e sotme rreth orës 19:00.

Mësohet se Sulo është dërguar në spitalin e Fierit, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, Policia e Fierit ka vënë pranga dy persoan si dhe ka identifikuar e shpallur në kërkim autorin e ngjarjes. Ende nuk dihen identetet e tyre, por mësohet se dy të arrestuarit, janë persona që kanë dijeni në lidhje me këtë plagosje.

Gjithashtu, mësohet se policia ka sekuestruar katër gëzhoja që ka gjetur në vendin e ngjarjes.

Në të njëjtën zonë, në muajin maj të këtij viti pati përplasje me armë zjarri, që  u mohuan nga policia, pavarësisht dëshmive që qytetarëve.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fier klajdi sulo plagoset klajdi sulo fier klajdi sulo plagoset klajdi sulo

Sondazh

Poll