Aktualitet

Radhë të gjata makinash në Morinë/ Qytetarët e Kosovës mbarojnë pushimet në bregdet, por e kalojnë natën në kufi

17 Gusht 2020, 06:39 Nga DOSJA
Radhë të gjata makinash në Morinë/ Qytetarët e

KUKËS- Radhë kilometrike makinash në pikën kufitare të Morinës. Mijëra shqiptarë të Kosovës kanë përfunduar pushimet në bregdetin shqiptar dhe kanë marrë rrugën për t’u kthyer në shtëpi, por natën e kaluar në kufi.

Siç shihet edhe në videon e publikuar nga Dosja.al,  qindra makina qëndrojnë në radhë e shumë qytetarët janë detyruar ta kalojnë natën në këtë pikë doganore.

Ditët e fundit nuk ka munguar kaosi në pikat doganore të vendit. Në Kapshticë dhe Kakavijë qytetarët qëndruan 5 ditë në radhë. Sot, më në fund u zbllokuan këto pika. Shkak i këtyre situatave u bë marrja e tamponit nga pala greke.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet radhe ne morine radhe ne morine

Sondazh

Poll