Aktualitet

Merr fund kaosi në Kakavijë/ Nga sot rregulla të reja për të kaluar kufirin. Majko: U zgjidh pasi negociova me Kryepeshkopi

17 Gusht 2020, 05:21 Nga DOSJA
Merr fund kaosi në Kakavijë/ Nga sot rregulla të reja për

TIRANË-Merr fund kaosi në Kakavijë. Ministria e Mbrojtjes njoftoi mëngjesin e sotëm se pas 5 ditësh është zhbllokuar pika kufitare e Kakavijës. Mësohet se në orën 00.40 të mëngjesit të sotëm përfundoi operacioni i kalimit të qytetarëve në këtë pikë doganore. Sipas ministrisë së Mbrojtjes gjatë 24 orëve të fundit në këtë pikë kufitare kanë kaluar 3325 qytetarë dhe 1629 mjete. Po kështu, situata paraqitet e qetë edhe në pikën kufitare të Kapshticës.

Por kush e zgjdhi këtë krizë? Lajmin e ka dhënë sot, ministri për Diasporën, Pandeli Majko, i cili u shpreh se për zgjidhjen e krizës është angazhuar personalisht Kryepeshkopi Anastas Janullatos. Majko ka sqaruar se i ka kërkuar vetë ndihmë Janullatosit dhe pas ndërhyrjes së tij situata u normalizua.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama nuk ka përmendur një fakt të tillë. Në reagimin e sotëm të tij ai u ka uruar rrugë të mbarë qytetarëve shqiptare dhe sipas tij kaluan një siklet të madh. Kreu i shtetit u bën thirrje të gjithëve udhëtarëve të tjerë që duan të kalojnë kufirin, që të ndjekin procedurën e shtetit greke, me qëllimin që të shmangen situata të tilla.

Sakaq,  duke filluar nga sot do të hyjnë në fuqi rregullat e reja për të kaluar në Greqi. Përveç testit të koronavirusit, që duhet të jetë kryer 72 orët e fundit, në kufi do të ketë një numër të limituar personash që do të futen në tokën helene. Nga pika kufitare e Kakavijës do të futen në shtetin helen vetëm 750 persona në ditë dhe nga pika doganore e Kashticës, do të kalojnë vetëm 300 persona në ditë.

Kjo situatë u zgjidh 5 ditë, pasi mijëra shqiptarë qëndruan në radhë në këtë pikë doganore. Të lodhur, të stresuar, mes vapës, shqiptarët i bënin thirrje shtetit për zgjidhje të situatës. Ndërkohë, pala greke vijonte me procedurën e marrjes së tamponit, gjë që solli edhe radhët në doganë. Ndërsa dje, Policia Kufitare Shqiptare dhe ajo greke gjetën dakordësi, për mbajtjen hapur të kufirit edhe pas orës 22:00, me qëllimin që të zhbllokohej kjo pikë doganore. Drejtori i Kufirit të Janinës, Fotis Dijis dhe drejtoi i Policisë Kufitare greke, Thomas Betsis, dhanë dakordësinë, se puna do të vijonte edhe gjatë natës, në mënyrë që të kalonin të gjithë udhëtarët që ndodheshin në radhë.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama kaosi në kakavijë olta xhacka zhbllokohet kakavija edi rama kaosi në kakavijë olta xhacka zhbllokohet kakavija

Sondazh

Poll