Aktualitet

Merr fund tortura në Kapshticë, pas marrëveshjes kalojnë të gjithë qytetarët e mbetur të bllokuar

16 Gusht 2020, 12:07 Nga DOSJA
Merr fund tortura në Kapshticë, pas marrëveshjes kalojnë

KAPSHTICË- Në pikën kufitare të Kapshticës tashmë është kthyer normaliteti. Pas marrëveshjes së arritur mes palës shqiptare dhe asaj greke, tashmë nuk ka më radhë dhe të gjithë emigrantët kanë kaluar kufirin.

Në tokën shqiptare nuk ka më radhë makinash, por të gjithë kanë kaluar në Greqi dhe janë nisur drejt banesave të tyre. Por të mos lejuar dyndjen tashmë drejt Kapshticës, është ngritur një Postbllok policie ne qytetin e Bilishtit që këshillon udhëtarët që drejtohen për në Greqi.

Nga ana tjetër në Kakavijë vijon radha dhe qindra qytetarë presin të kalojnë kufirin. Në doganë vijon puna, por numri i qytetarëve është shumë i lartë dhe pritet që situata të jetë e rënduar dhe për disa orë. 

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kriza humanitare ne kufi radha ne kapshtice kriza humanitare ne kufi radha ne kapshtice

Sondazh

Poll