“Ku është Rama? Po rrezikojmë të infektohemi”/Qytetarët në Kakavijë sherr me drejtorin e Kufirit: Kjo që po ndodh ë
16 Gusht 2020, 09:22Nga DOSJA
GJIROKASTËR- Debat i ashpër në Kakavijë mes drejtorit të Kufirit të Gjirokastrës, Arben Joço dhe qytetarëve që kanë ngelur të bllokuar. Joço deklaroi se nuk ka ende një njoftim për pezullim të punës nga ana e grekëve edhe pse po plotësohet numri 750. Ai theksoi se pret një përgjigje pozitive nga pala greke. Ndërkohë, qytetarët i kërkuan llogari se kur do të zgjidhet kjo situatë. Ata kërkuan edhe sqarime nga kryeministri Edi Rama.
DEBATI:
Arben Joço: Nga pala greke ka një limit prej 750 personash. Jemi në limitet e numrit por nuk kemi njoftim për mbyllje. Presim një përgjigje pozitive. E njëjta gjë lidhet dhe me Kapshticën, të njëjtat kritere, aty do të jetë 300 limiti. Aktualisht aty është pezulluar kalimi për në Greqi. Ne jemi gati të përballojmë fluksin. Nga dita e nesërme s’lejohet asnjë shtetas shqiptar rezident në Greqi pa test Covid negativ.
Qytetari: Tani nuk e dimë se çfarë do bëhet.
Joço: Edhe dje nuk kishte njoftim për natën, pra mbrëmë, por u dha.
Qytetari: Kryeministri e ka mbaruar plazhin, apo është në plazh? A jemi ne shqiptarë apo ça jemi? Kjo që po ndodh është katastrofë humanitare. Ku është kryeministri, ministri i Jashtëm? Çfarë iu kushton që ta hapim. Ne kemi ardhur të gjithë shëndoshë këtu dhe kemi rrezik të infektohemi.
Këto debate vijnë, pasi vijon kriza në kufirin me Greqinë. Tashmë, është bllokuar edhe pika kufitare e Kapshticës, pasi është plotësuar numri 300 udhëtarëve që kalojnë kufirin.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Shefi i Shërbimit të Kardiokirurgjisë në QSUT, Edvin Prifti ka reaguar ndaj gazetares Aida Shtino, pasi kjo e fundit tha se pacientët janë kthyer n...
KAKAVIJË- Pas Kapshticës, edhe pika kufitare në Kakavijë ka ndërprerë punën. Sipas informacioneve, mësohet se është plotësuar numri i kalimit të personave ...
KAPSHTICË- Qindra emigrantë vijojnë të qëndrojnë në radhë në Kapshticë dhe kërkojnë të shkojnë në Greqi. Ata janë shprehur për News 24 se pavarësisht pezu...
TIRANË– Gazetarja e njohur Anila Basha ka treguar në një intervistë për ABC News se një nga amanetet e babait të saj ishte të sillte një fëmijë në jetë.“Im...
TIRANË- Policia Rrugore ka vijuar kontrollet në rrugë të ndryshme, ku janë ndëshkuar shoferët problematikë që kanë thyer rregullat e qarkullimit rrugor. Në...
SHKODËR- Të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e djeshme në Shirokë të Shkodrës. Dosja.al mëson se në këtë ngjarje ka mbetur i plagosur aksidental...
TIRANË- Zv.kryeministri Erion Braçe ka folur me një gjuhë seksiste dhe banale ndaj një komentuese, teksa kanë diskutuar për ndërtimin e rrugëve në S...
KAPSHTICË- Qindra qytetarë vijojnë të qëndrojnë në radhë në pikën kufitare në Kapshticë. Pala greke ka mbyllur punën pasi është plotësuar kuota e kalimit t...
TIRANË- Shtetet e Bashkuara të Amerikës nëpërmjet USAID i kanë dhuruar Shqipërisë disa komplete testimesh për COVID-19. Po kështu, SHBA dhuroi edhe një mak...