Sport

Humbja 8 me 2 e Barcelonës, ironizon presidenti i Skënderbeut: UEFA u alarmua se ne humbëm 5-1 me Sportingun

15 Gusht 2020, 06:18 Nga DOSJA
Humbja 8 me 2 e Barcelonës, ironizon presidenti i Skënderbeut: UEFA u

KORÇË- Presidenti i Skënderbeut, ka ironizuar humbjen 8 me 2 të Barcelonës ndaj Bayer, ndeshje e vlefshme për çerekfinalet e Champions League.

Në një postim në mediat sociale, Takaj shkruan se UEFA ishte alarmuar për humbjen 5 me 1 të Skënderbeut kundër Sportin Lisbone, por për takimin dje ka heshtur.

Hahaha u alarmua uefa se u mund Skenderbeu me Sportingun 5-1 ne me 10 lojtar po kjo e sotmja si do quhet?”, shkruan Takaj në “Facebook”.

Takaj kujton ndëshkimin që ka dhënë UEFA për Skënderbeun, ku është dënuar me 10 vite për shkak të trukimeve dhe ndeshja Sportin-Skënderbeu ishte një ndër 4 takimet që fundosën klubin korçar.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ardian takaj barcelona bayer skenderbeu ardian takaj barcelona bayer skenderbeu

Sondazh

Poll