Aktualitet

“Dyndja e emigrantëve në kufi”/ VOA: Krizë e rënduar, kanë mungesë suhqimesh dhe uji…

15 Gusht 2020, 14:16 Nga DOSJA
“Dyndja e emigrantëve në kufi”/ VOA: Krizë e

TIRANË– Një fëmijë 10 vjeçar humbi jetën nga goditja e një autoambulance në radhën kilometrike të shqiptarëve që kërkojnë të udhëtojnë drejt Greqisë.

Autoritetet spitalore në Gjirokastër i thanë “Zërit të Amerikës” se fëmija S.N.,10 vjeç, nga Lezha u dërgua i pajetë në spital gjatë orëve të paradites të së shtunës.

Policia e Gjirokastrës tha se “ngjarja ndodhi rreth orës 10:30, në aksin kombëtar Kakavije – Gjirokastër, në afërsi të kthesës së Bularatit, ku autoambulanca që po transportonte një shtetase të sëmurë për në spitalin rajonal Gjirokastër, përplasi për vdekje të miturin”.

Kriza e radhëve në kufirin shqiptaro grek është rënduar gjatë paradites së të shtunës pasi autoritetet greke e mbyllën sërish pikën kufitare te Kakavijës në orën 22 të mbrëmjes për ta hapur në orën 06 të mëngjesit. Disa mijëra qytetarë shqiptarë e kaluan natën në kufi, ndërsa për mjaft prej familjeve situata po rëndohet pasi po i kalojnë 48 orët e qëndrimit në kufi në kushte mjaft të vështira, me temperatura mjaft të larta dhe mungesë të ushqimeve, ujit dhe kushteve higjieno sanitare.

Emergjencat civile dhe forcat e ushtrisë po ofrojnë ndihmë me ujë dhe ushqime prej mbrëmjes së të premtes, por nevojat e familjeve mbeten të mëdha, pasi radha e automjeteve është rreth 10 kilometra dhe mes udhëtarëve ka shumë të mitur e të moshuar.

Dyndja e emigrantëve shqiptarë drejt Greqisë hyri sot në ditën e tretë pasi autoritetet greke njoftuan masa shtrënguese që hyjnë në fuqi të dielën.

Ndër këto masa është kufizimi me 750 persona në ditë i hyrjes në Greqi, paraqitja e detyruar në kufi e analizës molekulare për “COVID 19”, kryer në Shqipëri brenda harkut të 72 orëve, si dhe karantinimi për 7 ditë në Greqi.

Qytetarët shqiptarë u kanë kërkuar autoriteteve shqiptare të negociojnë me qeverinë greke për lehtësimin e këtyre masave, pasi ata e kanë të vështirë të sigurojnë analizat për COVID 19 dhe kërkojnë të paraqiten në vendet e punës në Greqi.

Marrë nga VOA

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet radhe ne kakavije zeri i amerikes radhe ne kakavije zeri i amerikes

Sondazh

Poll