Aktualitet

Marrin frymë emigrantët në 25 km radhë, Greqia hap sportelet edhe natën vetëm për sonte, pak orë i ndajnë nga kufizimet

15 Gusht 2020, 06:08 Nga DOSJA
Marrin frymë emigrantët në 25 km radhë, Greqia hap sportelet

KAKAVIJË– Pas katër ditësh pritje emigrantët më në fund kanë parë pak tolerancë nga pala greke. Pas shumë diskutimeve dhe negociatave me qeverinë shqiptare, Greqia ka pranuar që të mbajë hapur sportele, vetëm për mbrëmjen e sotme, dhe të vazhdojnë punën edhe gjatë ditës së nesërme, deri në orën 22:00, kur pala greke mbyll doganën.

Tashmë radha që ka shkuar në 25 kilometra, duke arritur kështu deri në fshatin Grapsh ka shpresa që të shkurtohet gjatë kësaj nate të fundit, që i ndan qytetarët shqiptarë nga rregullat e reja që ka vendosur shteti grek për hyrjen.

Sot, situata në Kakavijë, është zhvilluar me tensione. Pala greke bëri një pauzë prej dy orësh mesditën e sotme, gjë që revoltoi emigrantët që presin në kufi dhe i bëri të dalin nga makinat e të ngriheshin në protestë.

Qeveria shqiptare ka kërkuar gjithë kohës që emigrantët të cilët nuk e kishin me nxitim të ktheheshin në shtëpitë e tyre në Shqipëri. Mëngjesin e sotë, një 10-vjeçar u përplas për vdekje nga një automabulancë në Kakavijë, duke shkaktuar viktimën e parë të radhëve të gjata, që kishin tre ditë në pritje.

 (a.b;j.v;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 25 km radhë në kakavijë kaos në kakvijë olta xhacka radha ne kapshtice 25 km radhë në kakavijë kaos në kakvijë olta xhacka radha ne kapshtice

Sondazh

Poll