Aktualitet

Ndërpritet puna në Kakavijë, pala greke ka një orë e gjysmë që nuk kalon asnjë automjet

15 Gusht 2020, 14:01 Nga DOSJA
Ndërpritet puna në Kakavijë, pala greke ka një orë e

KAKAVIJË– Pala greke ka bllokuar punën në pikën kufitare të Kakavijës. Prej më shumë se një orë e gjysmë, mësohet se nuk ka kaluar asnjë automjet dhe se dogana e shtetit fqinj ka bllokuar punën.

Nuk dihen arsyet e kësaj ndërprerje, por mund të jetë një pushim gjatë turnit të punës. Gjatë kësaj kohe që nuk ka kaluar asnjë automjet, nga ana e palës greke, nuk është parë asnjë polic.

Ndërkohë, radhët e makinave në pikën kufitare të Kakavijës ka shkuar në 25 km. Qytetarët, me gra e fëmijë, janë torturuar në diell e temperaturë të larta.

Disa persona kanë shfaqur edhe probleme shëndetësore dhe janë dërguar me urgjencë në spital, ndërsa ambulanca përplasi për vdekje një fëmijë 10-vjeçar. Edhe në Kapshticë situata paraqitet e njëjtë. Rama ka theksuar se për këtë çështje është në komunikim të vazhdueshëm me palën greke.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kakavije radhe ne kakavije kakavije radhe ne kakavije

Sondazh

Poll