Aktualitet

Radhët kilometrike në Kakavijë, Basha: Njerëz të braktisur nga një qeveri e dështuar. Turp!

15 Gusht 2020, 13:20 Nga DOSJA
Radhët kilometrike në Kakavijë, Basha: Njerëz të

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar katër ditë pasi radhët në Kakavijë kanë krijuar situatën alarmante. Përmes një statusi në Facebook, Basha ka ripostuar deklaratën e selisë blu, që ngushëllonte familjen e 10-vjeçarit, i cili u përplas për vdekje nga autoambulanca, ditën e sotme, pas katër ditësh pritje në kufi.

Njerëz të braktisur nga një qeveri e dështuar. Turp!”– shkruan Basha në Tëitter teksa ka bashkëngjitur edhe linkun me deklaratën e PD-së. 

Më herët, Partia Demokratike reagoi duke fajësuar kryeministrin Edi Rama për situatën e krijuar në pikën doganore të Kakavijës. Demokratët theksojnë se është e pafalshme që qeveria lejoi krijimin e radhëve të gjata, dhe nuk informoi qytetarët në kohë. Sa i përket, 10-vjeçarit që u aksidentua për vdekje në Kakavijë, PD thekson se ngjarja e rëndë tregon se Rama i ka braktisur qytetarët.

Ndërkohë, radhët e makinave në pikën kufitare të Kakavijës ka shkuar në 25 km. Qytetarët, me gra e fëmijë, janë torturuar në diell e temperaturë të larta. Disa persona kanë shfaqur edhe probleme shëndetësore dhe janë dërguar me urgjencë në spital, ndërsa ambulanca përplasi për vdekje një fëmijë 10-vjeçar. Edhe në Kapshticë situata paraqitet e njëjtë. Rama ka theksuar se për këtë çështje është në komunikim të vazhdueshëm me palën greke.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet lulzim basha partia demokratike radhe ne kakavije lulzim basha partia demokratike radhe ne kakavije

Sondazh

Poll