Punimet në rrugën e Durrësit, Bashkia: Do ketë kufizim të qarkullimit të automjeteve, ja si do devijohet trafiku
15 Gusht 2020, 12:13Nga DOSJA
TIRANË- Bashkia e Tiranë ka njoftuar sot se projekti i ndërtimit të rrjetit të ri të kanalizimeve dhe rehabilitimi i Rrugës së Durrësit ka hyrë në fazën përfundimtare. Në një njoftim për mediat, bashkia njofton se tashmë punimet do të zhvendosen në pjesën nga kryqëzimi të ish “Kafe Flora” deri te sheshi “Skënderbej” dhe për këtë do ketë do të ketë kufizim të qarkullimit.
Bëhet me dije se kufizimet do të jenë në segmentin e rrugës së “Durrësit”, nga kryqëzimi me rrugën “Mine Peza” deri te sheshi “Skënderbej”, si dhe pjesërisht në Unazën e Vogël të qytetit, rruga “Ded Gjo Luli”.
NDRYSHIMI I QARKULLIMIT
a) për Unazën e Vogël, lidhja e rrugës së Durrësit me sheshin “Skënderbej”, punimet do të kryhen vetëm natën, jo me bllokim të plotë të Unazës, në mënyrë që qarkullimi i automjeteve të jetë i lirë në Unazën e Vogël, rruga “Ded Gjo Luli”.
b) rruga “Durrësit” dhe rruga “Mine Peza”, segmenti i saj nga rruga “Fortuzi” deri te lidhja me “Unazën e Vogël”, do jenë plotësisht të bllokuara dhe me ndalim qarkullimi për një periudhe disa ditore.
Linjat e transportit publik që qarkullojnë në rrugën e “Durrësit” dhe rrugën “Mine Peza” aktualisht do të devijohen për në rrugën “Asim Vokshi”, me vijim në bulevardin “Zog I”, si dhe drejtimi i tyre qendër për në rrugën “Dritan Hoxha” do të devijohen në rrugën e “Barrikadave”, me vijim në rrugën “Asim Vokshi”.
Qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit, do të jetë i mundur gjatë gjithë fazës ndërtimore.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KAKAVIJË– Pas katër ditësh pritje emigrantët më në fund kanë parë pak tolerancë nga pala greke. Pas shumë diskutimeve dhe negociatave me qeverinë shqiptare...
TIRANË-Policia e Shtetit njofton se duke filluar që nga nesër në Greqi do futen vetëm 1050 udhëtarë në ditë. Policia sqaron se çdo ditë nga Kakavija...
SHËNGJIN- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastiriu, ka qenë sot në një vizitë në qendrën shëndetësore në Shëngjin. Në një postim në mediat sociale, mini...
TIRANË- Neurokirurgu i spitalit “Nënë Tereza”, Artur Xhumari i bën thirrje qytetarëve që të respektojnë masat për COVID-19. Ai thekson se edhe ata që nuk b...
KAKAVIJË- Mijëra qytetarë po vijojnë të qëndrojnë në radhën kilometrike në Kakavijë, por situata sa vjen e rëndohet dhe në Kapshticë.Siç shihet nga ...
GJIROKASTËR- Asnjë zgjidhje për emigrantët shqiptarë, të cilët presin prej 4 ditësh në radhë, për të kaluar pikën kufitare të Kakavijës. Siç shihet ...
VLORË– Trafik i rënduar në qytetin e Vlorës. Në këtë qytet, që prej mëngjesit të sotëm makinat janë bllokuar herë pas here në trafik. Siç shihet edh...
GJIROKASTËR- Me qindra qytetarë kanë mbetur të bllokuar dje me orë të tëra në pikën kufitare të Kakavijës, pas shtrëngimit të masave ndaj koronavirusit nga...
GJIROKASTËR- Drejtori i Emergjencave në Ministrinë e Mbrojtjes, Haki Çako ka deklaruar për mediet se zgjidhja e situatës në Kakavijë nuk është në do...