Aktualitet

Manastirliu nga Shëngjini: Qendrat shëndetësore janë hapur 24 orë në ditë, këtu janë identifikuar 80 raste të dyshuara

15 Gusht 2020, 11:45 Nga DOSJA
Manastirliu nga Shëngjini: Qendrat shëndetësore janë hapur

SHËNGJIN- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastiriu, ka qenë sot në një vizitë në qendrën shëndetësore në Shëngjin. Në një postim në mediat sociale, ministrja shprehet se nuk është ndalur asnjëherë shërbimi mjekësor, jo vetëm për banorët por dhe për turistët e huaj.

Sipas ministres kanë marrë shërbime më shumë se 19 mijë qytetarë dhe 1500 turistë të huaj, ku janë identifikuar dhe 180 raste të dyshuara me COVID.

?Në qendrën shëndetësore të #Shëngjinit, ku nuk është ndalur për asnjë moment shërbimi mjekësor jo vetëm për banorët por edhe turistët e shumtë që frekuentojnë këtë zonë turistike. Në 28 qendra shëndetësore verore, nga veriu në jug #vijon shërbimi 24/7 gjatë gjithë sezonit turistik

? Mbi 1️9️ 0️0️0️ shërbime mjekësore janë dhënë nga mjekët dhe infermierët në qendrat shëndetësore verore, mes tyre kanë marrë shërbimin #falas edhe 1500 turistë të huaj. ???️ 160 mjekë dhe infermierë të trajnuar edhe për situatën e epidemisë kanë identifikuar dhe referuar 80 raste të dyshuara për COVID19. #ShëndetësiaNëGatishmëri”, shkruan ministrja.

Nga ana tjetër situata me COVID në Shqipëri, vijon të përkeqësohet. Raportet ditore nga ministria e Shëndetësisë tregojnë për një situatë alarmante, pasi spitalet po mbushem me pacientë të rinj çdo ditë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 ogerta manastirliu koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 ogerta manastirliu

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Gusht 2020, 09:13

TIRANË- Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri ka publikuar disa deklarata nga spitalet Covid në vend, ku qytetarët thonë se i blejnë vetë të ...