Aktualitet

Gjykata e Korçës lë në qeli Anterio Kaloshin, i riu tentoi të vriste me kallashnikov djalin e pronarit të hotel “Volorek

15 Gusht 2020, 11:34 Nga DOSJA
Gjykata e Korçës lë në qeli Anterio Kaloshin, i riu tentoi

KORÇË– Gjykata e Korçës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Anterio Kaloshin. Ky i fundit ka qenë personi që ka qëlluar me kallashnikov në ambientet e hotel “Voloreka” në Tushemisht të Pogradecit.

Ai njihet nga të gjithë si  miku i të killerit të rrezikshëm Orges Bilbili, që u vu në pranga më datë 10 prill të këtij viti, në zonën e Xhamllikut në Tiranë.

Për 2 sulmet me armë që ndodhën në datat 1 dhe 8 gusht në hotel “Voloreka”, policia gjithsej ka arrestuar 7 persona të cilët janë: Meard Berberi, Anterio Kaloshi, Ervin Kalaja, Ilir Berberi, Ilir Meçolli, Ardian Xhuti, Elvir Haxhia dhe Mariglen Topuzi. Ilir Berberi së bashku me vëllain e tij, Meard Berberin kanë organizuar atentatet. Ndërsa, Anterio Kaloshin ka qenë në rolin e ekzekutorit.

Autorët nuk kanë dashur që pronari i hotelit, Jetmir Muçollari të dëshmonte në një seancë gjyqësore, por kur kanë hasur rezistencën e tij, kanë organizuar sulmet me armë. Në atentatin e datës 8 gusht ata kishin si synim të vrisnin djalin e pronarit të hotelit. Autorët qëlluan në drejtim të godinës, por fatmirësisht pati vetëm dëme materiale.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet anterio kaloshi atentat në hotel voloreka anterio kaloshi atentat në hotel voloreka

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Gusht 2020, 09:13

TIRANË- Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri ka publikuar disa deklarata nga spitalet Covid në vend, ku qytetarët thonë se i blejnë vetë të ...