Aktualitet

PAMJE me dron/ Kaos në Kakavijë, radha shkon deri në 25 km, qytetarët qëndrojnë në rrugë mes vapës

15 Gusht 2020, 10:19 Nga DOSJA
PAMJE me dron/ Kaos në Kakavijë, radha shkon deri në 25 km,

GJIROKASTËR- Asnjë zgjidhje për emigrantët shqiptarë, të cilët presin prej 4 ditësh në radhë, për të kaluar pikën kufitare të Kakavijës. Siç shihet edhe në pamjet me dron, radha ka arritur në 25 km, deri në fshatin Grapsh. Qytetarët qëndrojnë mes vapës, pa kushte dhe e kalojnë natën nëpër makina.

Nuk ka munguar edhe aksidentet apo personat që janë dërguar me urgjencë në spital. Mesditën e sotme ndodhi një ngjarje tragjike, ku një 10-vjeçar, i cili priste për të kaluar kufirin, u përplas për vdekje nga një ambulancë.

Ndërkohë, qeveria ka ngritur “duart lart” dhe deklaron se situata nuk është për faj të palës shqiptare. Ndërsa, qytetarët i bëjnë thirrje shtetit që të zgjidhë këtë situatë.

J.V/Disja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kaosi në kakavijë kaosi në kakavijë

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Gusht 2020, 09:13

TIRANË- Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri ka publikuar disa deklarata nga spitalet Covid në vend, ku qytetarët thonë se i blejnë vetë të ...