Politike

Protesta e 16 shkurtit/ Basha nga Mirdita: Duhet ta shembin këtë sistem të kalbur (VIDEO)

9 Shkurt 2019, 09:59 Nga DOSJA
Protesta e 16 shkurtit/ Basha nga Mirdita: Duhet ta shembin këtë

Kreu i PD-së Lulzim Basha po zhvillon një takim me demokratët e Mirditës. Basha është shprehur se të gjithë duhet t’i bashkohen thirrjes së 16 Shkurtit pasi duhet të shembin këtë sistem të kalbur.  “Rama ik”, “Rama ik”, janë thirrjet e banorëve të cilët po protestojnë.

Një prej qytetarëve u shpreh ndaj Bashës:” Kjo situatë që është krijuar këtu me rendin është e rëndë. Më kanë grabitur me armë dhe policia s’ka bërë gjë. Njerëzit po largohen nga Mirdita.”

Ndërsa përgjigjja e Bashës është: ” Të vijë tjetri të të grabiti me armë dhe pas një viti policia të mos bëjë asgjë, ky sistem duhet të shembet. Ne fakt nuk është sistem, është një grup njerëzish që kanë marrë shtetin. Thirrja për në 16 shkurt është të shembim këtë sistem të kalbur.”

Qytetarët e Shkodrës, Korçës, Peshkopisë dhe Gjirokastrës kanë dalë sot në protestë ndaj qeverisë Rama. Ata janë shprehur se kanë pakënaqësi për taksat e larta, shëndetësinë, papunësinë dhe pasigurinë në vend.

ME VIDEO/ Basha në Mirëdita

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike banoret mirëdite proteste lulzim basha mirdite protesta e opozites 16 shkurt banoret mirëdite proteste lulzim basha mirdite protesta e opozites 16 shkurt

Sondazh

Poll