Aktualitet

Situata në Kakavijë, Xhaçka dhe Çako shkojnë në kufi dhe takojnë zyrtarët e lartë lokalë, kufirit, FA-ja dërgon 10 mi

14 Gusht 2020, 13:34 Nga DOSJA
Situata në Kakavijë, Xhaçka dhe Çako shkojnë

KAKAVIJË– Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako, kanë mbërritur në pikën kufitare të Kakavijës, ku situata është agravuar dhe radha e mjeteve ka shkuar në 20 kilometra.

Mësohet se Xhaçka dhe Çako takuan drejtues të pushtetit vendor dhe të policisë në kufirin e Kakavijës. Nga ana tjetër, Ministria e Mbrojtjes, njofton se në afërsi të Kakavijës ndodhen edhe efektivë të batalionit të Mbështetjes Rajonale të Forcave të Armatosura në Gjirokastër, dhe se për pak do të mbërrije një automjet i posaçëm me 10 mijë litra ujë për të gjithë qytetarët, që gjenden me orë të të ra në pritje për të kaluar drejt Greqisë. 

Drejt Kakavijës janë nisur edhe autoambulancat e Forcave të Armatosura në mbështetje, për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve të bllokuar në kufit, që mund të shfaqin probleme shëndetësore. 

Situata në pikën kufitare të Kakavijës është bërë shumë alarmante. Vargu i makinave ka arritur deri në Jorgucat, në një distancë rreth 20 kilometra që nga pika kufitare e ndërsa qytetarët, me gra e fëmijë, janë torturuar në diell e temperature të larta me orë të tëra. MPEJ bëri me dije se pas bisedimeve me palën greke, do të zgjatet ora e punë, do të shtohet numri i testimeve në orë dhe kapacitetet.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet haki cako olta xhacka radhe ne kakavije haki cako olta xhacka radhe ne kakavije

Sondazh

Poll