Aktualitet

“Ndal, o i korruptuar”/ E panë që po kalonte mjetin me targa greke, qytetarët e revoltuar nga pritja në kufi iu sulën e

14 Gusht 2020, 13:22 Nga DOSJA
“Ndal, o i korruptuar”/ E panë që po kalonte mjetin me

KAKAVIJËDosja.al ka siguruar pamjet kur qytetarët, të acaruar e të lodhur nga pritje në radhët e gjata për të bërë tamponin dhe për të kaluar drejt Greqisë, kanë kthyer mbrapsht një automjet, të llojit “BMW”, me targa greke që ka tentuar të kalojë pa radhë. Siç shihet edhe në video, brenda mjetit ngjyrë gri, ndodhej efektivi që u pezullua nga Policia e Shtetit për shpërdorim detyre.

Sipas Informacionit zyrtar nga Policia e Shtetit, ky polic, me inicialet A.C., ka tentuar ta kalojë pa radhë këtë automjet dhe për këtë arsye është pezulluar.

“Ore ku shkon ore”; “Ndal o i korruptuar, ndal aty, ku shkon”; “Ndal mos ik o Policia e Shtetit”; dëgjohen njerëzit të bërtasin, kur panë që makina me targa IHI 2992 po kalonte pa radhë.

Tashmë, drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur menjëherë hetimin disiplinor ndaj punonjësit të Policisë, për shkelje të rëndë.

Situata në pikën kufitare të Kakavijës është bërë shumë alarmante. Vargu i makinave ka arritur deri në Jorgucat, në një distancë rreth 20 kilometra që nga pika kufitare. Qytetarët po qëndrojnë mes diellit dhe nuk dihet se kur mund të kalojnë kufirin pasi tamponi i Covid-19 dhe puna me staf të reduktuar nga pala greke i ka vonuar. Zv/ministri i jashtëm bëri me dije se Greqia është gati t’i heqë tamponët dhe testi i koronavirusit të bëhet me kampion, në mënyrë që situate të lehtësohet sado pak.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet pezullohet polici radha ne kakavije pezullohet polici radha ne kakavije

Sondazh

Poll