Aktualitet

Policia ndihmon qytetarët e bllokuar në Kakavijë, u shpërndan shishe me ujë: Po punojmë me palën greke për të lehtësua

14 Gusht 2020, 12:33 Nga DOSJA
Policia ndihmon qytetarët e bllokuar në Kakavijë, u

KAKAVIJË– Mijëra qytetarë vijojnë të qëndrojnë në radhë për të kaluar në Greqi. Për emigrantët nuk ka asnjë zgjidhje nga Ministria e Brendshme, por Policia e Shtetit, strukturë në varësi të këtij dikasteri ka vendosur që të ndihmojë qytetarët.

Disa efektivë kanë shkuar sot në Kakavijë dhe u kanë shpërndarë shishe me ujë qytetarëve që po presin me orë të tëra për të kaluar në kufi. Më tej në një njoftim për mediat, Policia bën me dije se   nga ana e drejtuesve të Departamentit të Policisë Kufitare dhe drejtuesve të Stacionit të Policisë Kufitare Kakavijë janë marrë e po merren takime të shpeshta me qëllim ndikimin nga ana e Policisë greke të autoriteteve shëndetësore greke për të shtuar personelin me qëllim që të kryhen në kohë më të shpejtë tamponët për COVID-19.

NJOFTIMI I PLOTË

Policia në ndihmë të qytetarëve, të cilët për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19, po qëndrojnë në radhë me orë të gjata pritjeje për të kaluar në shtetin grek. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, Forcat Shqiponja dhe shërbimet e Qarkullimit Rrugor, gjatë paradites dhe mesditës së sotme kanë shpërndarë dhe vijojnë të shpërndajnë qindra shishe me ujë për drejtuesit e mjeteve, familjarët dhe të afërmit që udhëtojnë me ta, si dhe për pasagjerët e autobusëve që janë në pritje për të udhëtuar në drejtim të shtetit grek. Gjithashtu, për të normalizuar qarkullimin, për të respektuar radhën dhe për të mos krijuar konfuzion janë aktivizuar edhe grupe të FNSH-së dhe të Delta Forcë në mbështetje të punonjësve të Policisë Rrugore.

Ndërkohë, nga ana e drejtuesve të Departamentit të Policisë Kufitare dhe drejtuesve të Stacionit të Policisë Kufitare Kakavijë janë marrë e po merren takime të shpeshta me qëllim ndikimin nga ana e Policisë greke të autoriteteve shëndetësore greke për të shtuar personelin me qëllim që të kryhen në kohë më të shpejtë tamponët për COVID-19. Shërbimet e Policisë janë shtrirë përgjatë aksit rrugor Jorgucat-Kakavijë, duke i ardhur në ndihmë çdo qytetari në nevojë. Policia e Shtetit apelon për qytetarët që të mos dynden drejt Kakavijës, pasi në ditët e ardhshme pala greke do të kufizojë akoma më shumë lëvizjet drejt shtetit grek.

Reagimi i Policisë së Shtetit vjen në një kohë kur në pikën kufitare të Kakavijës, situata është bërë shumë alarmante. Vargu i makinave ka arritur deri në Jorgucat, në një distance rreth 20 kilometra që nga pika kufitare. Qytetarët po qëndrojnë mes diellit dhe nuk dihet se kur mund të kalojnë kufirin.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kaos ne kakavije policia e shtetit radha ne kakavije kaos ne kakavije policia e shtetit radha ne kakavije

Sondazh

Poll