Aktualitet

Tentoi të kalonte pa radhë në Kakavijë, Ardi Veliu pezullon nga puna efektivin

Policia njofton se Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur menjëherë hetimin disiplinor ndaj punonjësit të Policisë, për shkelje të rëndë.
Featured image of article: Tentoi të kalonte pa radhë në Kakavijë, Ardi Veliu pezullon nga puna efektivin Polici dhe makina

TIRANË- Ardi Veliu, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka pezulluar sot nga detyra një efektiv i cili duke shpërdoruar detyrën, ka tentuar të kalojë jashtë radhe një automjet me targa greke, për në shtetin grek.

Në nje njoftim për mediat, Policia njofton se Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur menjëherë hetimin disiplinor ndaj punonjësit të Policisë, për shkelje të rëndë.

Më tej njoftohet se pas ndërhyrjeve të njëpasnjëshme të Drejtorit të Departamentit për Kufirin dhe Migracionin tek homologët e policisë greke, këta të fundit kanë ndikuar në autoritetet shëndetësore greke dhe tashmë ka filluar të rritet lëvizja në drejtim të shtetit grek, pasi është shtuar personeli shëndetësor që kryen testet për COVID-19.

NJOFTIMI I PLOTË

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka pezulluar menjëherë nga detyra punonjësin e Policisë A. Ç. Punonjësi i Stacionit të Policisë Kufitare Kakavijë, duke shpërdoruar detyrën, ka tentuar të kalojë jashtë radhe një automjet me targa greke, për në shtetin grek. Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur menjëherë hetimin disiplinor ndaj punonjësit të Policisë, për shkelje të rëndë.

Ndërkohë, për situatën e krijuar pas ndërhyrjeve të njëpasnjëshme të Drejtorit të Departamentit për Kufirin dhe Migracionin tek homologët e policisë greke, këta të fundit kanë ndikuar në autoritetet shëndetësore greke dhe tashmë ka filluar të rritet lëvizja në drejtim të shtetit grek, pasi është shtuar personeli shëndetësor që kryen testet për COVID-19. Policia e Shtetit falënderon qytetarët për durimin, mirëkuptimin dhe bashkëpunimin dhe fton cilindo që konstaton raste të abuzimit me detyrën nga ana e punonjësve të Policisë, të raportojë në 112 apo në Komisariatin Dixhital, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.

Më herët në media u publikua një video, ku një efektiv shfaqej në një makinë me targa greke e po kalonte pa radhë në Kakavijë.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment