Aktualitet

Kaosi në Kakavijë, Lleshaj e hedh fajin tek qytetarët: Të informohen para se të nisen për udhëtim

14 Gusht 2020, 10:59 Nga DOSJA
Kaosi në Kakavijë, Lleshaj e hedh fajin tek qytetarët: Të

TIRANË- Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka reaguar pas situatës së krijuar në Kakavijë. Në një postim në mediat sociale, Lleshaj shprehet se bërja e tamponit në kufi ka krijuar radhë të gjata.

Më tej ai shprehet se Ministria e Brendshme u bën thirrje qytetareve që të informohen për gjendjen në Pikat e Kalimit Kufitar me Greqinë përpara se të ndërmarrin udhëtim drejt tyre, me qëllim që të shmangen sa të jetë e mundur pritjet e gjata në kushtet e temperaturave të larta.

Procedurat e reja të testimit për Covid-19 në kufirin shqiptaro-grek ???? kanë krijuar radhë të gjata bashkë me problemet e pashmangshme shoqëruese. Policia e Shtetit është angazhuar maksimalisht për të menaxhuar situatën e vështirë të krijuar. Në bashkëpunim me Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme po bëhen përpjekje për të kërkuar para autoriteteve greke gjetjen e mundësive për përshpejtimin e procedurave të testimit dhe reduktimin e kohës së pritjes në kufi.

Ministria e Brendshme u bën thirrje qytetareve që të informohen për gjendjen në Pikat e Kalimit Kufitar me Greqinë përpara se të ndërmarrin udhëtim drejt tyre, me qëllim që të shmangen sa të jetë e mundur pritjet e gjata në kushtet e temperaturave të larta”, shkruan  ministri.

Reagimi vjen në një kohë kur në pikën kufitare të Kakavijës, situata është bërë shumë alarmante. Vargu i makinave ka arritur deri në Jorgucat, në një distance rreth 20 kilometra që nga pika kufitare. Qytetarët po qëndrojnë mes diellit dhe nuk dihet se kur mund të kalojnë kufirin.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kaos ne kakavije ministria e brendshme radhe ne kakavije sander lleshaj kaos ne kakavije ministria e brendshme radhe ne kakavije sander lleshaj

Sondazh

Poll